Futboll La Liga Sport

GRUAJA E TIJ NXORRI VRER PAS ELEMINIMIT TË REALIT/ Marcelo: Të dua shumë…

Gruaja e Marcelo, Clarice Alves ka publikuar një mesazh goditës në fund të ndeshjes mes Real Madrid dhe Ajax, ku bashkëshorti i saj e ndoqi nga stoli, ashtu siç ka bërë pjesën më të madhe të këtij sezoni.

“Kuptoje vlerën tënde”, kështu hapet mesazhi i Clarice, e cila ka cituar një trajner mental të famshëm. “Nëse dikush përpiqet që t’iu trajtojë si një zgjedhje ndër të shumtat, ndihmoji ato duke larguar veten nga kjo renditje”, fillon mesazhi, duke ngritur hipotezën për një largim të mundshëm të brazilianit.

“Nuk është krenari, por respekt për veten”, vijon pjesa e dytë e paragrafit, “Mos prit të shohësh ndryshime pozitive në jetën tënde nëse rrethohesh nga njerëz negativ”, vijon më tej mesazhi enigmatik i zonjës Marcelo.

Për t’i vënë kapak këtij mesazhi dyshues mendon vetë mbrojtësi i Real Madridit, që komenton me një “I love you”.

Related posts

RRËFEN VITIN E ËNDËRRAVE/ Sulmuesi Uzuni: Ju tregoj 2 momentet më të veçanta të 2020-ës

Delo.autor

Çfarë po ndodh?! Ndryshojnë koeficientët për ndeshjen Paris – Real

Q.Autor

Zidane: Nuk do ta bëjmë “korridorin” e Barçës, është vendimi im

Sadik.Autor

Leave a Comment