Futboll Sport

Finalja e madhe, Real Madrid dhe Liverpool kërkojnë trofeun

Sot është finalja e madhe e Kievit! Europa ndalet për të ndjekur një finale të madhe, këtë vit anglezo-spanjolle. Jurgen Klopp shkruan historinë me Liverpool, duke e kthyer pas 13 vitesh në finale dhe Zinedine Zidane që e mban Realin në të njëjtën lartësi, finalja e tretë radhazi.

Liverpool është i favorizuar nga fakti se ka mbërritur në finale 9 herë dhe ka fituar 5 të tilla, ndërsa Reali me Zidane e vlerësojnë këtë si trofeun më të rëndësishëm për këtë vit, pasi kanë zhgënjyer në La Liga dhe Kupën e Mbretit.

Gjithçka për t’u shijuar, asnjë nuk mungon për t’i lënë dikujt shkas që të mendojë apo të aludojë. Sot, në orën 20:45 do të nisë në stadiumin “Olympic” të Kievit dhe fundi përherë nuk dihet, të gjithë kryqëzojnë gishtat për skuadrën që do të mbështesin.

Zidane që pritet t’i besojë sulmin dyshes Benzema-Ronaldo, ndërsa do të ndihmohen nga katërshja e mesfushës: Modric, Casemiro, Kroos dhe Isco. Nga ana tjetër, Klopp i kundërpërgjigjet me treshen Salah, Firmino, Mane. Megjithatë, do të shihen formacionet zyrtare për të krijuar mendimin përfundimtar se si mund të shkojë ky takim.

Hera e fundit që këto dy skuadra janë ndeshur me njëra-tjetrën daton në vitin 2014, pikërisht në fazën në grupe të Champions League. Asokohe, Real Madrid mundte Liverpool-in në “Anfield Road” më 4 nëntor 2014 me rezultatin 1-0. Ndërsa në “Santiago Bernabeu” sfida pati përfunduar me shifrat 3-0 për “Los Blancos”. Megjithatë, sot është një histori krejt tjetër, luhet vetëm një herë dhe të gjitha fuqitë vendosen në fushë për të marrë trofeun më të rëndësishëm.

Pa diskutuar edhe garën mes Cristiano Ronaldo-s dhe Mohamed Salah. Të dy janë në garë për sfidën për “Topin e Artë” të këtij sezoni, dy lojtarë që i kanë dhënë shumë skuadrave ku aktivizohen.

Sipas kompanisë së basteve “Bast Arena”, të favorizuar janë madrilenët, të cilët kuotohen me koeficientin 2.13, ndërsa “The Reds” me 3.15. Barazimi brenda 90 minutave kuotohet me 3.79. Gjithashtu, bastet speciale në këtë lojë janë të shumta.

Related posts

Leo Messi nuk njeh kundërshtar shënon edhe ndaj Athletic Bilbaon

Q.Autor

NUK DI TË NALET ME FITORET RADHAZI/ Manchester City mposht Arsenal falë Sterling dhe vazhdon e qetë në krye

Delo.autor

BETEJA PSG-REAL MADRID/ Çfarë sfide për Mbappe, nga trefishimi i pagës tek oferta “GALOPANTE”…

Delo.autor

Leave a Comment