Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Afrimet e Kukësit, Longo vendos ultimatum për blerjet

Kukësi duket ndër ekipet më pak aktive gjatë këtyre ditëve të para të merkatos, pasi ende nuk po shihen lëvizjet e para, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Në kampin verilindor duan patjetër të afrojnë të paktën një mbrojtës qendre, që të jetë stabël me Bruno Lulajn, sepse deri tani ka qenë reparti më problematik dhe ku janë provuar disa lojtarë të ndryshëm për shkak të mungesës së alternativave.

Përpos mbrojtësit, synohet edhe një sulmues race dhe një mesfushor, sepse deri më tani bomberin e kanë bërë lojtarët nga krahët, me Puntusin dhe Dacin që kanë qenë larg pritshmërive të fillimsezonit dhe klubi kërkon një zëvendësues të tyre.

ULTIMATUMI – Mirëpo, në merkaton e janarit ekipi nuk ka shumë kohë për përgatitje dhe në Kukës më mirë se Longo askush nuk e di këtë gjë. Për këtë arsye, tekniku italian ka vendosur një “ultimatum” ndaj drejtuesve që afrimet e piketuara të bëhen patjetër brenda kësaj jave.

Në të kundërt, më mirë të qëndrojnë me skuadrën aktuale, sepse koha nuk i premton për t’u përgatitur me lojtarë të rinj në skuadër dhe afrimet do t’i prishnin më shumë punë sesa do t’i ndreqnin. Burime konfidenciale të gazetës pohojnë se në Kukës e kanë pasur të qartë me kohë këtë kërkesë të trajnerit, sepse ua ka bërë të ditur pa u mbyllur mirë viti.

Për këtë arsye puna për afrimin e lojtarëve ka nisur para hapjes së merkatos, por ende nuk ka një konfirmim nëse është tur me ndonjë akordi.

Edhe sa i përket afrimeve, mësohet se Longo ka kërkuar lojtarë të afirmuar që të integrohen menjëherë në skuadër dhe të shihen si titullarë, jo të diskutohet për futbollistë që të plotësojnë grupin, sepse të tillë ka në dispozicion nga ekipi i 21-vjeçarëve.

Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse brenda kësaj jave do të jenë bërë afrimet e para ose jo, pasi në të kundërt Kukësi mund të mos bëjë merkato.

PISTAT – Burime të gazetës pohojnë se aktualisht po shihet vetëm pista nga tregu i huaj, sepse në atë vendës nuk ka lojtarë të lirë me karakteristikat që kërkon trajneri.

Për këtë arsye, drejtori Pero Pejiç së bashku me teknikun Longo, kanë hedhur në tavolinë emrat që mund të bëjnë punë për Kukësin aktual.

Mësohet se janë kontaktuar disa lojtarë, por mbeten për t’u parë edhe kërkesat e tyre ekonomike, pasi në Kukës nuk kanë ndër mend të bëjnë shpenzime të mëdha, të paktën me këtë metodë kanë ecur edhe në merkaton e verës, ku u refuzuan shumë lojtarë që kërkonin paga shumë të larta.

Related posts

Iniesta barazon një rekord, mund ta thyejë kundër Romës

Sadik.Autor

I ÇUDIT TË GJITHË/ Allegri: Napoli e Milan po bëjnë mirë, por Interi është favorit për titullin

Delo.autor

I DHA FITOREN INTERIT/ ICARDI “harbohet” dhe i dhuron një  PUTHJE “të zjarrtë” Wandës

Isa.Autor

Leave a Comment