Futboll Sport

Flamurtari, Idrizi flet për arbitrat dhe “lamtumirën” e Danilo Alvesh

Sinan Idrizi, administratori i klubit vlonjat të futbollit, ka folur sot, duke u ndalur te deklarata e Shoqata së Arbitrave Shqiptarë dhe te festa e organizuar për përcjelljen e sulmuesit Brazilian, Danilo Alvesh. Mes të tjerash, ai ka nënvizuar:

“Kjo shoqata paska kërkuar dënim të Flamurtarit, por jo vetëm nga ana sportive? Nëse Flamurtari ka bërë një akt të dënueshëm, le të dënohet. Po për ata që arbitrojnë, ka ndonjë koment kjo shoqata? A ka koment për pjesëtarin apo pjesëtarët e vet? Me këta nuk ia vlen të merresh.

Çudia më e madhe është se ky soj njerëzish nuk presin as reagimin e policisë së shtetit, por dalin me përfundime të njëanshme. Për ta zgjidhur këtë situatë, janë kamerat e “Supersportit”, që kanë xhiruar çdo gjë në hyrje të korridorit. Meqë kamerat tona në atë moment nuk kanë qenë në regjistrim, të shihen pamjet televizive të “Supersport”, platformës televizive në të cilën presidenti i FSHF-së është aksioner.

Ju lutem, na ndihmoni me pamjet vizive, të zgjidhim çdo gjë. Gjyqtarë ka pozuar sot pa fasho, duke treguar plagën mbi sy? Unë nuk merrem me burracakë. Festa për Danilo Alvesh? I kemi shkëmbyer urimet së bashku për të dyja drejtimet: edhe suksese, edhe vazhdimësi. Kemi bërë një marrëveshje xhentëlmenësh, të tillë që: në rast se do të ndërtojmë një ekip për kampion, patjetër do të jetë, si një lojtar kampion.

Danilo është për momentin lojtar i lirë nga Flamurtari. Ata që kërkuan ta blejnë në Shqipëri le të shkojnë tani dhe t’i afrohen. Nuk është më 500 mijë euroshi im, që kërkoja në emër të klubit. Tani është një lojtar i lirë. Nëse ka klub tjetër në Shqipëri, që i bën ofertë më të mirë se ne, le të shkojë e ta marrë. Ne me Danilon duam të bashkëpunojmë më gjatë. Por, e përsëris, lojtarit i kam thënë: në radhë të parë shiko të mirën tënde dhe të familjes. Në masën më të madhe, ai do të jetë sërish pjesë e Flamurtarit”.   

Related posts

Materazzi: Lazio favorite, por Interi e di që i duhet vetëm fitorja

Sadik.Autor

PREMIER LEAGUE/ Surprizon Wilshere, gati rinovimi me Arsenalin

Sadik.Autor

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Crvena Zvezda-Milan. Rezultati 2-2

Delo.autor

Leave a Comment