Futboll La Liga Sport

Presidenti i Barcelonës e pranon: Griezmann? Po, jemi takuar

Josep Maria Bartomeu, presidenti i Barcelona-s, ka folur në studion e “RAC1”, pikërisht në një intervistë të dhënë në programin “El Mon” ai ka pranuar se në dhjetorin e vitit 2017 është takuar me agjentin e Antoine Griezmann. Përveç agjentit, në takimin e zhvilluar mes palëve kanë qenë dhe prindërit e lojtarit.

Në fillim kur u pyet nëse Barcelona është e interesuar për shërbimet e francezit të Atletico Madridit, Bartomeu ka zgjedhur të thotë: “janë fjalë që i përkasin së shkuarës”. Por, menjëherë, pas pyetjes së drejtpërdrejtë nga gazetari Jordi Baste, ai pranoi se ishte takuar me agjentin e futbollistit. Presidenti i blaugranave pranoi se këtë takim ai e ka kryer në muajin tetor.

Më 17 dhjetor të vitit 2017 gazeta e përditshme sportive në Spanjë, “Mundo Deportivo”, shkruante se Bartomeu kishte zhvilluar një takim me familjarët e Griezmann, ku ka qenë i pranishëm jo vetëm agjenti dhe prindërit, por ka qenë e përfshirë dhe motra e tij në këtë takim. Gjithçka është zhvilluar në një restorant të Madridit për të parë mundësinë e transferimit të lojtarit në “Camp Nou”.

“Në tetor ne u takuam me përfaqësuesin e lojtarit, ndërkohë folëm dhe me agjentë të tjerë, por askush nuk spekuloi mbi këtë situatë”. Ndërkohë që pranoi se ka biseda edhe me presidentin e Atletico-s, Enrique Cerezo, me të cilin ai thotë se ka folur për shumë tema. “Kam biseduar me atë, për shumë tema. Nuk është momenti që ta diskutoj këtë pjesë”.

Por, përveç takimit me presidentin e Atletico-s, ai pranoi se ka bërë edhe një takim me sulmuesin francez në ishujt Balear: “E kam takuar Griezmann-in gjatë pushimeve të verës së shkuar, por vetëm një përshëndetje kemi pasur”.

Më tej ai vijoi që të komentojë merkaton e Barcelona-s, duke thënë se Dembele nuk është ngritur ende në nivelin e kërkuar, ndërsa po sheh opsionin e blerjes së Arthur Melo-s nga Gremio në korrikun e ardhshëm. 

Related posts

De Laurentis letër tifozëve: Do t’ju dhurojmë emocione të mëdha

Q.Autor

KA LUAJTUR ME EKIPE TË MËDHA/ Tërhiqet nga futbolli lojtari i Zvicrës… (VIDEO)

Delo.autor

Mbeti pa medalje, Smajlaj denoncon: Manipulim rezultati, më dëmtuan imazhin

Sadik.Autor

Leave a Comment