Futboll Sport

Anglia në gjysmëfinale, Suedia e dobët para ishullorëve (VIDEO)

Anglia me gola të Maguire në pjesën e parë dhe Dele Alli në pjesën e dytë ka regjistruar fitoren 2-0 kundër Suedisë në takimin çerekfinalist të Kupës së Botës. Si në lojë, ashtu edhe në rezultat të besuarit e Southgate mbizotëruan për 90 minuta, duke treguar superioritetin e tyre dhe dëshirën për të bërë për vete trofeun madhështor. Suedezët nga ana tjetër e ndërpresin këtu ëndrrën e tyre, duke u kthyer në shtëpi.

Që në minutat e para të ndeshjes Anglia e kërkoi me ngulm golin e avantazhit. Kane dhe Sterling, të ndihmuar dhe nga Dele Alli i dhanë gjallëri sulmit të Anglisë, por suedezët ishin të pozicionuar mirë në mbrojtje duke mos lejuar gabimet. Edhe Olsen bëri paraqitje të mirë në minutat e para, megjithatë, rezistenca e tyre dukej sikur të ishte një “katenaço”, pasi “vikingët” prishën çdo aksion të ishullorëve.

Por, rezistenca nuk shkoi më tepër se në minutën e 30, kur me anë të një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Young, Harry Maguire e dërgoi në rrjetë duke lënë të shokuar nordikët që dukej se shpresonin më tepër, 0-1!

Një nisje e mirë e pjesës së dyta nga Suedia, e cila që në dy minutat e para të pjesës së dytë kërkoi që të ndryshonte pamjen e asaj që shfaqi në pjesën e parë. Në minutën e 47 Berg gjuajti, por sfera u ndal në mur, ndërsa në minutën e 48 opsioni më i mirë i nordikëve u ndal nga një ndërhyrje e portierit Pickford.

Loja e anglezëve pothuajse ishte e përgjumur në dhjetë minutat e para, megjithatë, ata nuk u dorëzuan, teksa arritën që të krijonin raste të rrezikshme për të dyfishuar shifrat. Një aksion i gjatë në ofensivë nga “Tre Luanët” në fund u konkretizua me një krosim nga Lingard, ku Dele Alli arriti që të gjuajë me kokë dhe të dërgojë në rrjetë topin, 0-2! Anglia në festë në minutën e 58 të sfidës!

Ishullorët e mbrojtën mirë rezultatin, madje patën shanset për të trefishuar, por egoizmi i tepruar i Raheem Sterling i ka kushtuar shumë ekipit të Gareth Southgate në sfidën e sotme. Megjithatë, buzëqeshja në fund iu takon “Tre Luanëve” të cilët rezervojnë vendin e tyre në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Tashmë janë në pritje të ndeshjes së mbrëmjes mes Kroacisë dhe Rusisë, aty ku do të përcaktohet dhe se kë do të kenë kundërshtarin e tyre në sfidën e radhës për trofeun e madh.

Përgatiti:AlpeNews.al

https://www.youtube.com/watch?v=WCpmBDTzn4I

Related posts

“Shtyjeni Kupën e Botës deri sa të rikuperohet ylli ynë”

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një aksioni fantastik nga “Zikaltërit”, Dzeko ndëshkon Shakhtar (VIDEO)

Delo.autor

“QATAR 2022″/ Dzeko realizon një SUPER GOL, Franca kundërpërgjigjet me Griezmann (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment