Futboll Sport

Formacionet zyrtare/ Skënderbeu për festë, Vllaznia për 3 pikët jetikë të Superligës

Në Korçë Skënderbeu do të festojë sot titullin e fituar, por përpara se ta bëjë këtë do të përballet me Vllazninë në një 90 minutësh i cili është i fundit për këtë sezon.

 

Ndonëse për vendasit nuk ka rëndësi rezultati për skuadrën mike ai është jetik. Shkodranët duhet sot të fitojnë me patjetër për të patur shpresa për mbijetesën, me Kamzën e cila ka dy pikë më shumë.

 

Por shanset e Vllaznisë do të jenë të varura shumë edhe nga ndeshja në kryeqytet mes Partizanit dhe Kamzës. Nëse skuadra e Ahmataj fiton atëherë nuk ka asnjë shans për shkodranët. Nëse barazojnë, Vllaznisë i duhet një fitore me 3 gola dhe nëse Kamza humbet atëherë për shkodranët mjafton edhe 3 pikëshi me rezultat minimal.

Formacionet zyrtare

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Sambou, Aliti, Abazi, Nimaga, Demte, Sahiti, Gripshi, Mara, Krasniqi. Trajner: I.Daja.

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Pjeshka, Krymi, Vucaj, Çinari, Kalaja, Lika Sukaj. Trajner: E.Kraja.

Gjyqtar: K.Kola

Related posts

GJITHNJË “REBEL”/ Baloteli ikën pa lejen e klubit në Angli për…

F.autor

REFUZON REAL MADRID/ Haaland: Dua të ftioj trofe me Dormundin, vendi i dytë është për dështakët

Delo.autor

“NIKO DOVANA” DO TË BËHET ME TAPET TË RI/ Teuta ndërron fushën, ja cila pritet të jetë “shtëpia” provizore…

Delo.autor

Leave a Comment