Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Wanda: Icardi mund t’i largojë të gjithë nga Inter me një lëvizje të gishtit

Wanda Nara, bashkëshortja dhe menaxherja e Mauro Icardi ka folur për “Radio Metro” mbi përjashtimin e sulmuesit nga lista e të grumbulluarve e Argjentinës për Rusi 2018:

“Mauro është një njeri i përulur. Tek Inter, nëse do, mund të largojë dhe të marrë këdo me një lëvizje të gishtit. Për këtë arsye nuk ka dashur të flasë për kombëtaren. Donte të ishte pjesë e saj për meritat e tij”.

“Nuk i mungon asgjë për të qenë pjesë e Argjentinës, është i ri dhe ka një rendiment të lartë. Është takuar me Sampaoli-n disa herë dhe i ka thënë atë që mendonte”, ka vazhduar Wanda Nara.

“Mauro është numri 9 i ardhshëm i Argjentinës, por ndoshta ky nuk ka qenë momenti i tij. Gjithsesi, ai po pret me qetësi që të luajë. Ka gjëra që nuk shpjegohen. Ajo që po i ndodh atij është një padrejtësi, meriton të jetë pjesë e kombëtares”.

Related posts

Spanjë U21-Shqipëri U21/ Iberikët dyfishojnë shifrat, talenti i Realit mposht Selmanin (VIDEO)

Isa.Autor

“PO FESTONIN PA TREGUAR KUJDES”/ Dy futbollistët e Premier thyejnë masat kundër COVID-19 duke bërë “party”

Delo.autor

Skedina e ‘sigurt’ për sot, ja 6 ndeshjet që iu bëjnë me para

Q.Autor

Leave a Comment