Futboll Sport

Foto sa 1000 fjalë, Bruno Lulaj dedikim për idhullin në Superiore!

Bruno Lulaj nuk e ka fshehur në asnjë moment që idhulli i tij në Superiore është Kristi Vangjeli. Mbrojtësi i Laçit, i huazuar te kurbinasit nga ekipi i Skënderbeut, kur u rikthye me bardhezinjtë, ndryshe nga sezoni i parë kur kishte numrin 4, këtë herë mori një numër tjetër: 32-shin. Nuk e ka marrë rastësisht, por me qëllim dhe në respekt të Kristi Vangjeli, mikut të tij te korçarët. Lulaj poston shpesh foto në rrjetet sociale së bashku me mbrojtësin e krahut të djathtë dhe dedikimet i ka të shpeshta.

Të shtunën ata ishin kundërshtarë në fushën e blertë dhe Lulaj ishte madje edhe autori i golit të parë për Laccin në fitoren 3-2 që kurbinasit regjistruan me Skënderbeun. Pas ndeshjes ai nuk ka humbur mundësinë që të ngushëllojë mikun e tij Vangjeli dhe ato momente janë kapur edhe nga fotografët në stadium. Vetë mbrojtësi i bardhezinjve ka postuar dy foto nga ai moment, ku Vangjeli ishte dukshëm i mërzitur pas humbjes. Dihet: është vetëm një lojë dhe vetëm një mund të gëzojë në fund. Miqësia mbetet pavarësisht gjithçkaje, madje vetë Lulaj shkruan: Idolo, Kristi Vangjeli!

Related posts

Humbja përjetohet si dramë, te Vllaznia gjejnë fajtorin

Sadik.Autor

HUMBJA NDAJ LONDINEZËVE/ Ja çfarë i tha trajneri Shaqirit në fund të ndeshjes

Isa.Autor

10-VJETORI I PRANIMIT NË FIFA/ Gallapeni: Kosova vend i vogël, por ka pasion

F.autor

Leave a Comment