Futboll Seria A Sport

Gattuso jep lajmin e mirë për kuqezinjtë: Sezoni i ardhshëm…

Pas ndeshjes së luajtur mbrëmë në nder të lamtumirës së Andrea Pirlo-s nga futbolli i luajtur, trajneri i Milanit Gennaro Gattuso ka folur për mikrofonat e Sky Sport jo vetëm për ish-kolegun e tij në fushë, por edhe për skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm.

“E kemi nisur së bashku në ekipin U-15, më pas vijuam bashkë edhe te Milni. Përveçse një nga shokët e mi më të mirë në skuadër, ka qenë dhe një nga miqtë e mi më të mirë. Futbolli i luajtur nuk më mungon sepse kam fatin që të jem trajner, kam bërë më shumë nga çfarë duhet të bëja si futbollist. Është e bukur për të përjetuar një mbrëmje më të gjithë miqtë, edhe pse kemi disa kilogram shtesë”.

Vështirësitë e sezonit: “Fizikisht jo, por mendërisht ka qenë shumë i lodhshëm. Kemi kaluar muaj të vështirë, por për merittë të lojtarëve e arritëm që të korrigjonim sezonin”.

Dëshirat për sezonin e ardhshëm: “Dua që të vijojmë rrugën e nisur, të bëjmë futboll të mirë dhe të arrijmë qëllimet. Objektivi Champions? Milani, në fillim të sezonit, gjithnjë do ta synojë atë, por ne duhet që të përforcojmë skuadrën. Unë dhe klubi jemi duke kërkuar që të punojmë në maksimum për të mos gabuar në asnjë detaj”.

Related posts

“EJANI NË STADIUM!” Kukësi thirrje tifozëve për sfidën me Partizanin

Delo.autor

Humbja në Kukës, Partizani gati për ndryshime drastike

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Ylli i Atalanta-s është vetëm një hap larg transferimit tek klubi i madh i Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment