Futboll Seria A Sport

Gattuso kritikon sulmuesin: Silva duhet të përmirësohet

Trajneri i Milan Gennaro Gattuso paralajmëron Andre Silva-n në mes të raporteve të interesit të Wolves.

Portugezi është vetëm 22 vjeç, por sezoni debutues në Serie A nuk ka shkuar ashtu siç mendohej, teksa ai ka shënuar vetëm 10 gola në 39 ndeshje kompetitive.

“Andre Silva ka teknikë të madhe dhe talent, por tani ai ka nevojë të përmirësohet goxha,” shprehet Gattuso në konferencën për shtyp.

“Kur të jepet mundësia, duhet ta shfrytëzosh në maksimum. Ai duhet të bëjë shumë më mirë. talenti nuk i mungon, por lojtarët duhet të pranojnë ndihmën e të tjerëve ndonjëherë. Nëse stërvitesh në një mënyrë të caktuar pasi mendon se nuk do të luash, atëherë duhet të vërtetosh në stërvitje se e meriton.

“Kam parë shumë lojtarë të përmirësohen që kur kam ardhur këtu. Ata qëndrojnë më gjatë në stërvitje për të punuar në mangësitë e tyre. Kjo është diçka e mirë për klubin.”

Related posts

Shokohet bota e futbollit! Juventus pranë dyshes gjigante të Evropës

Sadik.Autor

NXJERR BLLOF UEFA-N/ Legjenda Schmeichel: Ja 3 mundësitë që i dha Danimarkës, pas kolapsit të Eriksen

Delo.autor

Gattuso i MËRZITUR: Merkatoja e Milanit? Djemtë mbetën gjithë kohës në telefon…

Isa.Autor

Leave a Comment