Moto GP Sport

MOTO GP/ Marquez nuk ndalet edhe në teste, më i shpejti në pistën e Mugello

Pas garës së Jerez të dielën e kaluar, kjo javë ka qenë e mbushur me teste për pilotët e Moto GP, që sot kanë qenë në pistën italiane të Mugello. Pothuajse të gjithë pilotët më të mirë kanë zbritur në pistë për të testuar motorët dhe modifikimet e përgatitura, por thuajse asgjë nuk ka ndryshuare. Sërish më i shpejti ka qenë spanjolli Marc Marquez, kampioni i botës në fuqi, që me motorin Honda ka dhënë kohët më të shpejta (1’46”8 koha e tij).

Në vendin e dytë u rendit piloti britanik Cal Crutchlow e më pas italiani Andrea Dovizioso. Pilotët provuan jaft ndryshime, dikur motorin, dikush telajon apo elektronikën. Hapa përpara bëri edhe motori Yamaha me dy pilotët e saj, që u renditën në vendin e katërt me Vinales dhe në të pestin me Rossin. Testet në pistën italiane do të vijojnë edhe nesër, ndërkohë që gara e radhës së Botërorit të Moto GP është javën e ardhshme, në Francë.

Related posts

MERKATO E JANARIT DREJT FUNDIT/ Bylisi godet në limit, merr ish-sulmuesin e Kukësit dhe një fantazist brazilian

Delo.autor

“KËTU ËSHTË SHUMË MË MIRË…”/ Tirana në sytë e tifozëve holandezë. ‘Roma e vogël’ për italianët

F.autor

FORMULA 1/ Piloti Leclerc: Ferrari më i dobët se vjet, por mora një leksion të madh

Delo.autor

Leave a Comment