Futboll Sport

GJASHTË arsye pse Liverpool mund ta fitojë finalen e sotme

Liverpool do të përballet me Realin e Madridit sonte, në finalen e Champions League, në Kiev, dhe kemi gjashtë arsye se pse kemi besim se të kuqtë mund të fitojnë.

Përputhja e fatit dhe historisë

Krijohet një ndjesi fati në rrugëtimin e Liverpool-it, gjëra të çuditshme që kombinohen me meritën e lojës së mirë.

Për shembull, të luanin me Romën e pastaj me Realin, ka qenë si kthim nostalgjik për tifozët.

Pikërisht në Stadio Olimpico, Liverpool ka arritur fitoren historike, kupën e parë të Champions League në vitin 1977, dhe të katërtën në vitin 1984.

Gjasat që Roma e Liverpool të arrinin të dy në gjysmë-finale do të kenë qenë shumë të vogla.

Kupa e tretë e Champions League, në vitin 1981, ka qenë, për koincidencë, po kundër Realit. E tashmja duket si një jehonë e të shkuarës së lavdishme.

Ekipi më i mirë në Champions League

Liverpool ka qenë vërtet shkatërrues në Champions League me Roberto Firmino, Sadio Mane dhe Mohamed Salah, të cilët kanë shënuar mesatarisht nga një gol në çdo ndeshje.

Është sezoni kur të kuqtë kanë shënuar më shumë gola se kurrë në historinë e Champions League, (45 gola), nëse numërohen edhe formatet e vjetra dhe ndeshjet e kualifikimit.

Liverpool ka qenë një ekip me shpërthime të befta e fatale, duke mbizotëruar në disa pjesë të lojës, në të cilat e ka vënë kundërshtarin me shpatulla pas murit.

Në çaste të tilla, kombinimi që i bën Liverpuli presingut të pandalshëm dhe talentit, arrin një pikë kulmore, një ekstazë teknike, të përziera me një valë emocionesh që i kthen në forcë të pamposhtur.

Porto (5-0 në Portugali), Manchester City (3-0 në Liverpool) dhe Roma (5-2 në Liverpool) dukeshin si spektatorë të pashpresë kur Liverpool hynte në këtë fazë.

Reali i Madridit e ka kaluar fazën kur ishin në kulmin e tyre

Reali ka fituar dy kupat e fundit të Champions League, dhe tre nga katër të fundit. Një rekord fantastik, por të mos harrojmë që tashmë janë “pleqtë” kundër demave të rinj.

Shumë prej lojtarëve të Madridit janë në mbyllje të karrierave. Cristiano Ronaldo, 33 vjeç. Sergio Ramos, 32. Lika Modric, 32. Marcelo, 30. Benzema, 30. Mbeten lojtarë fantastikë, por vitet e shumta në moshën e tyre nuk i bëjnë dot ballë futbollit shpërthyes të Klopp.

Të kuqtë janë të çlodhur e të freskët

Arsyeja se pse Liverpool pësoi dy gola nga Roma, ishte lodhja e tepërt.

Mungesa e përvojës ka luajtur kundër tyre në javët e fundit të sezonit, por fati i mirë dhe Klopp kanë gjetur ilaçin: një fitore që kthen vetëbesimin, dhe një javë e gjysmë trajnim në Marbella e Liverpool.

Reali, në anën tjetër, udhëtoi në Vilareal fundjavën e shkuar, ku barazoi 2-2.

Klopp ka thënë vetë se lodhja nuk do të jetë problem në Kiev: nuk do të biem më në minutat e fundit.

Tifozët e Liverpool

S’kam asnjë dyshim se tifozët do të jenë më të gjallë se kurrë të shtunën. Tifozët e Liverpool kanë qenë të vetmit që nuk kanë ndryshuar gjatë gjithë historisë së klubit në Champions League, si dhe kanë trashëgimi.

Ëndrra nuk mbaron nëse nuk thotë Klopp që ka mbaruar.

Nëse arrijnë të ngrenë një ekip me mendësi të rreptë mbrojtjeje, si mbrojtja legjendare e Rafa Benitezit në Istanbul, e të shënojë tri gola në 7 minuta e gjysmë, imagjino se ku mund të shtyhet ky ekip sulmues dhe aventuresk.

Mendësia “Underdog”, e ekipit të vogël që del kundër parashikimeve

Liverpooli i Klopp-it e ka pasur shpesh mendësinë “underdog”, (ndonjëherë për t’i bërë dëm vetes), dhe tashmë e kanë rritur shumë. Por kundër Realit të Madridit, një ekipi që kërkon të fitojë kupën e tretë rresht, dhe të katërtën në pesë vite, ata janë vërtet “underdog”.

Ndjesia e përgjithshme që është krijuar, është se Reali po e sheh këtë si një finale të thjeshtë. Gazetari i El Pais, Diego Torres, beson se kjo është finalja më e lehtë që kanë pasur ndonjëherë.

Phil Kitromilides, nga Real Madrid TV, thotë se po të ishte ndeshje boksi, Liverpool do të ishte si me nofulla prej xhami.

Nëse Reali beson vërtet se lodhja në minutat e fundit, siç ndodhi me Romën, do të jetë tregues për lojën e të kuqve në Kiev, atëherë gabohen rëndë.

Në këtë sezon, City ishte ekipi i pamposhtur. Kishin vetëm dy humbje në kampionatin anglez dhe tre në Champions League. Ndërsa Liverpool ka vetëm katër humbje. Nëse edhe ata të City-t prisnin një nofull xhami me Liverpool-in, në fakt hasën hekur.

Tifozët e Realit mund të brohorasin “Jemi mbretërit e Europës”, por çdo mbretërimi i vjen fundi. Liverpool-i i Jurge Klopp është i vendosur t’i japë një fund shkatërrues e të dhunshëm.

Shpresojmë që nga fundi i ndeshjes, tifozët e Liverpool të brohorasin: “Mbreti vdiq! Rroftë Mbreti!”

Related posts

Pacult sërish befason me deklaratën e tij dhe kërcënon lojtarët e tij

Sadik.Autor

KATAR 2022/ Portugalia “nderohet” nga një autogol dhe triumfon ndaj Azerbajxhanit

Delo.autor

MAN CITY NË GARË PËR MESFUSHORIN/ Guardiola është i gatshëm të paguajë 60 milionë euro për yllin e Ajaxit

Isa.Autor

Leave a Comment