Futboll La Liga Sport

JUVENTUSI NIS FESTËN/ Marcelo lihet i “LIRË”: REALI kërkon mbrojtësin e CHELSEAS

Marcelo tek Juventus sezonin e ardhshëm; nga dita në ditë, një thashethem i tillë sa vjen dhe po konkretizohet. Cristiano Ronaldo është një nga shtysat kryesore që braziliani të bashkohet me ”Zonjën e Vjetër”, pas katër viteve të kaluara bashkë në Madrid, por si fillim Reali duhet të gjejë një zëvendësues.

Me qëllimin që të mos përsërisin gabim që bënë me yllin portugez, largimi i të cilit u erdhi papritur, klubi ka nisur kërkimet dhe sytë i kanë nga Londra. Perez tashmë është i sigurt që nuk do e ketë Marcelon në sezonin e ardhshëm dhe ka një emër konkret për pasuesin e tij. Ai është Marcos Alonso, i Chelseas. Sipas Tuttosport, “Los Blancos” kanë nisur bisedimet me Chelsean për ta bërë Alonson lojtarin e tyre në merkaton e dimrit, i cili vlerësohet mbi 60 milionë euro nga Sarri.

Pjesa më e madhe e buxhetit për të investuar për ish-futbollistin e Fiorentinës do të vijë nga shitja e Marcelos, të cilin Juventus po e pret “me krahë hapur”.

Mbrojtësi spanjoll ka mbërritur tek Chelsea në vitin 2016 dhe në 67 ndeshje të luajtura me “Blutë” ka shënuar plot 14 gola.

Related posts

MAMAJA E LOJTARIT TË ROMËS TREGON FORMAT NGA PISHINA/ Tifozi i Juves: Nëse s’vjen Zaniolo në Torino, ejani ju të paktën

Delo.autor

E BUJSHME/ Tentativa e parë, PSG ofron yllin e skuadrës për “Përbindëshin” Ronaldo. Ja emri…

Delo.autor

TOLERIM APO GAFË/ Portieri në qendër të KRITIKAVE pas golave AMATORESK (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment