Futboll Sport

Gjoba 1 milion euro, Skënderbeu “fiton” kohë. Ja kur do të bëhet apelimi në KAS

Data 21 maj ishte afati i fundit për gjobën 1 milion euro që klubi korçar duhet të derdhte për llogari të UEFA-s pas vendimit që mori Komisioni i Etikës dhe Disiplinës dy muaj më parë. Përveç përjashtimit me 10 vjet nga kompeticionet europiane, në vendim theksohej se brenda 60 ditëve klubi duhet të shlyente 1 milion euro gjobë. Mirëpo, ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport”, klubi i Skënderbeut nuk kishte ndërmend të paguante këtë shifër brenda afateve.Mirëpo, zyrtarisht për gazetën, nga klubi korçar tashmë japin një tjetër version. “Afati i fundit për pagesën e gjobës është data 27 qershor. Pas vendimit të Komisionit të Apelit është lënë një afat prej 60 ditësh për shlyerjen e penalitetit”, tregojnë në klubin korçar. Gjithsesi, në këtë pikë duket se Skënderbeu është i bindur për diçka tjetër. Bardhekuqtë janë duke hartuar apelimin dhe në gjuhën juridike kanë një siguri padie që vlen për një çështje në shqyrtim.

Sipas drejtuesve të Skënderbeut, për sa kohë KAS-i i Lozanës nuk ka dhënë vendimin përfundimtar për këtë çështje, atëherë nuk ka asgjë zyrtare për legjitimitetin e dënimit, edhe pse UEFA është shprehur me kohë. Të njëjtat burime, theksuar se kjo vlen edhe për gjobën prej 1 milion eurosh, por mbi të gjitha për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve.

Korçarët vijojnë të jenë të bindur se do të marrin pjesë në Champions, por gjithçka do të shikohet më 19 qershor, kur dhe UEFA do të hedhë shortin. Për momentin, të gjitha mediat ndërkombëtare, por edhe faqet që UEFA ia kushton informacionit për Ligën e Kampioneve, i referohen Kukësit të vendit të dytë si klubi që përfaqëson kampionatin shqiptar.

ÇËSHTJA NË KAS

Klubi i Skënderbeut pritet të zyrtarizojë këto ditë apelimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv kundër vendimit të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA, që dënoi korçarët me 10 vjet përjashtime nga kompeticionet europiane, si dhe e gjobiti me 1 milion euro. Mësohet se pas shqyrtimit të çështjes në Komisionin e Apelit në UEFA dhe lënies në fuqi të dënimit, klubi kishte 45 ditë kohë për të përpiluar dosjen dhe animuar në KAS brenda afateve.

Burime të sigurta në klub konfirmuan se brenda këtij muaji  do të zyrtarizohet animimi, ndërsa më pas i mbetet KAS-it për të vendosur datën e vendimit për çështjen “Skënderbeu”. Nuk përjashtohet mundësia që vendimi të merret brenda muajit qershor, kur dhe UEFA përcakton shortin për Champions-in.

Related posts

ÇFARË NDODHI? Ronaldo mund të transferohej te Arsenali, Interi ose Barça por…

F.autor

KËRKOHESHIN NGA INTER DHE JUVENTUS/ Roma përgatit rinovimin me dy yjet e ekipit…

Delo.autor

“EURO 2020″/ Pas një harkimi në zonë, bomberi Lewadowski ndëshkon me kokë Spanjën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment