Futboll Sport

Golat ”made in Albania”, milionerët e huaj të Superiores gjunjëzohen!

Gara për “Këpucën e Artë” duket se do të jetë mes Sindrit Gurit të Kukësit dhe futbollistit nga Gambia të Skënderbeut, sulmuesi Ali Soëe. Shkodrani ka shënuar dy gola më shumë, duke numëruar në total 16 rrejta të tundura. Por janë edhe tre sulmues të tjerë, të cilët kanë realizuar nga 12 gola. Kanë mbetur edhe pesë ndeshje dhe gjithçka mund të ndodhë deri në fund, por Guri dhe Soëe duken një hap përpara dhe kjo për shumë arsye, ndër të tjera janë edhe në dy ekipet e para në klasifikim.

Gjithsesi nuk duhen nënvlerësuar Sebino Plaku, Kristal Abazaj dhe Reginaldo. Ky i fundit ka shënuar pesë herë me penallti, ndryshe nga dy të tjerë, që nga pika e bardhë nuk kanë realizuar asnjë gol. Sulmuesi i Kamzës madje e ka humbur një penallti në ndeshjen kundër Vllaznisë në Shkodër. Sikurse shihet, në pesë shënuesit më të mirë dominojnë lojtarët vendas dhe në krye është një lojtar si Guri, produkt i Vllaznisë.

Por edhe pse shifrat e tyre janë më të mira, pagesat për kolegë e tyre nga jashtë janë tepër të larta, sidomos për Soëe. Fatura Skënderbeut për të i shkon në rreth 300 mijë euro, pasi veç pagës mujore, që është goxha e lartë, korçarët kanë derdhur në arkat e Chievo-s një shifër të konsiderueshme për huazimin, ndërkohë që edhe menaxherja e sulmuesit ka përfituar një shumë të lartë. Ta krahasosh me Gurin janë “si nata me ditën” në aspektin financiar.

Nga të pesë lojtarët, sulmuesi i Kukësit është më i leverdishme. Paga për të shkon në 2 milionë lekë në muaj, ndërkohë që Abazaj pas janarit ka përfituar një pagë më të madhe. Më parë e ka pasur edhe më të ulët se Guri, por pas nënshkrimit me Skënderbeun vlerësohet më shumë financiarisht. Plaku dhe Reginaldo marrin një pagë të njëjtë, rreth 4 milionë lekë në muaj, duke qenë dyshish më të paguar se Guri, shënuesi më i mirë në Superiore deri më tani.

PESË SHËNUESIT MË TË MIRË TË SUPERIORES

Sindrit Guri 16 gola
Ali Sowe 14 gola
Kristal Abazaj 12 gola
Reginaldo 12 gola
Sebino Plaku 12 gola

Related posts

PËSOI 9 GOLA ME KOMBËTAREN/ Habit portieri i San Marinos, ja çfarë i bëjnë tifozët

Delo.autor

Cungu ndryshon mendje, modifikon mbrojtjen. Ja si pritet të rreshtohet Kukësi ndaj Valetës

Isa.Autor

EKSOD TEK REALI/ Fulham bën “pazar” në Spanjë, kërkon mbrojtësin madrilen

Isa.Autor

Leave a Comment