Sport Të tjera

Përjashtimi i peshëngritjes, Qerimaj akuzon rëndë: Drejtuesit e KOKSH-it janë militantë të LSI

Lojërave Mesdhetare në 2018 do të zhvillohen nga 22 Qershor deri më 1 Korrik 2018 në Tarragona të Spanjës dhe në to do të marrë pjesë edhe Shqipëria, por debatin më të madh e ka krijuar fakti që Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka përjashtuar peshëngritjen nga ky aktivitet. Kjo ka bërë që të ketë akuza të shumta nga peshëngritësit ndaj kryetarit Viron Bezhani dhe sekretarit të përgjithshëm Stavri Bello.

I radhës që mban qëndrim është shkodrani Erkand Qerimaj, që ngre disa pyetje dhe lëshon më pas akuza të forta për drejtuesit e KOKSH. “Çmenduri apo skandal ?? Quajeni si të dëshironi! Sekretari Komitetit Olimpik bashkë me Presidentin e KOKSH përjashtojnë pa të drejte Peshëngritjen nga Lojërat e Mesdheut, një vendim ky i pa bazuar në asnjë ligj shqiptar dhe ndërkombëtar! Edhe më absurd arsyetimi i tyre se meqë Federata Botërore ka dënuar disa shtete, ne po dënojmë tonët pa asnjë arsye logjike. U duket e tepërt të ngrejnë sportistët e peshëngritjes flamurin shqiptar në Spanjë!”, janë fjalët e Qerimajt, që më pas ka ende për të shtuar.

“Një delegacion mbi 80 vetë, që po t’i hedhësh një sy, pa pasur nevojë për kontroll të detajuar, dalin se shumë janë turistë e shkojnë për qejf atje, e pse jo me paret e taksapaguesve shqiptarë . E meqë m’u kujtuan abuzimet, drejtuesit e KOKSH-it do e meritonin një kalim në Veting për të parë a thua kanë abuzuar me fondet e bursat Olimpike mundin dhe djersën tonë! Si mendoni se duhet të veprojmë në këtë situatë ne sportistët që na mohohet pjesëmarrja në Spanjë , pa asnjë ligj ku thotë se ne duhet të dënohemi , ku na mohohet e drejta e për të përfaqësuar kombin e për të ngritur Flamurin Shqiptar. Këto drejtues të KOKSH-it janë militantë të LSI”, mbyll postimin e tij në “Facebook” Qerimaj.

Related posts

PRITEN SUPERSFIDA/ “Zbardhet” faza tjetër e Championsit, ja skuadrat e kualifikuara

Isa.Autor

PËRJASHTIMI I TËRBUNIT/ Rasti i ngjashëm u shënua 8 muaj më parë

Delo.autor

FOTOLAJM/ Merr formë kompleksi i ri i ekipeve kombëtare, mbulohet tribuna

Delo.autor

Leave a Comment