Albanian Stars Futboll Sport

Grezda zbulon të ardhmen, mesfushori tregon pse nuk është në formë

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Eros Grezda, po luan sezonin e tij të 3-të në Kroaci. Ai është pjesë e skuadrës së Osijekut, pasi dy sezonet e parë i luajti me ekipin e Lokomotiva Zagreb-it. E ardhmja e tij është në dilemë të madhe, pasi duket se aventura e tij në Kroaci është mbyllur. 23-vjeçari synon të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë dhe largimin drejt një lige më të fortë do të ishte hapi i duhur për karrierën e tij.

Lojtari i Shqipërisë foli në një prononcim të gjatë për “Supersport”. Ai beson se do të largohet drejt Gjermanisë, aty ku ka dhe më shumë dëshirë të vijojë karrierën e tij. Grezda nuk ka kaluar një moment të mirë, pasi ka qenë i dëmtuar. “Pata probleme fizike që para ndeshjes ndaj Norvegjisë po nuk e ndjeva dhimbjen gjatë ndeshjes. Pas ndeshjes gjendja u rëndua dhe më shumë dhe ndodhi ajo që kisha frikë, mungova për një kohë të gjatë. Pata probleme me ligamentet në kavilje dhe rikuperimi shkoi 40 ditë. Isha në formë të mirë por kam humbur pak fuqitë. Do vazhdoj të luaj nga pak minuta deri sa të arrij formën që kisha para dëmtimit”, – shprehet futbollisti i ri.

Ai tregon dhe aventurën e tij me Shqipërinë dhe interesin që zë Shqipëria për të dhe karrierën e tij. “Kombëtarja për mua është e rëndësishme dhe është fat që të veshi atë fanellë. Këto ditë do të punoj më shumë që të kthehem në formë dhe të jem gati për miqësoret kundër Kosovës dhe Ukrainës”. E ardhmja mbetet gjithmonë një çështje e nxehtë për të. “ Ndihem mirë te Osijeku dhe kam vetëm pak probleme në aspektin fizik kur bëhet fjalë që të kthehem në mbrojtje dhe trajneri e di këtë gjë, madje  më ka thënë që të luaj më shumë në sulm. Kam bërë një ndeshje të mirë dhe në fundjavë kemi një ndeshje ndaj Hajdukut. Synonim vendin e dytë ose të tretë por mirë jemi edhe në vendin e katërt pasi na intereson Evropa”, – shprehet kosovari kur flet për objektivat e karrierës së tij.

Në fund, nuk mund të mungojnë diskutimet për merkaton e verës, aty ku Grezda mund të largohet përfundimisht nga Osijeku. “Mediat kroate më kanë lidhur me shumë klube dhe shtete por ka ende kohë, pasi nuk ka pasur gjë konkrete. Më intereson kampionati gjerman por javët në vazhdim do të qartësohet e ardhmja ime”, – u shpreh Grezda.

Related posts

Henry lartëson Iniesta: Kur ai ka topin, bëhet një Superman

Sadik.Autor

PAS FITORES NDAJ SAN MARINOS/ Reja: Broja-Uzuni ishte gjëja më e mirë e ndeshjes. Nuk më pëlqyen…

Delo.autor

Deschamps: Krenar që është francez, ai po bën gjëra të jashtëzakonshme

Isa.Autor

Leave a Comment