Formula 1 Sport

Në Spanjë dominon Mercedes, Ferrari është shumë mbrapa

Mercedes është shfaqur me një marsh më shumë në të dyja daljet e saj në cirkuitin e Barcelonës. Hamilton vendosi kohën më të shpejtë në sesionin e dytë të proveve të lira për Çmimin e Madh të Spanjës në Formula 1.

Kampioni Botës e ndali kronometrin në kohën 1.18.256, me gomat soft, në 90 minutat e këtij sesioni. Më mirë pas tij bënë dy pilotët e Red Bull, Ricciardo dhe Verstappen. Australiani që në sesionin e parë pësoi një aksident, vendosi një kohë diçka më shumë se 1 të dhjetën më ngadalë se Hamiton. 1.18.5 ndërkohë ishte shoku i tij i skuadrës.

Ferrari i parë në klasifikim u pa në vendin e 4 me Vettel, që edhe pse ka një ritëm më të mirë gare se Hamilton, në xhirot teke nuk ishte më i shpejti. Ashtu si edhe Verstappen, Vettel garoi në këtë sesion me gomat supersoft. Bottas dhe Verstappen ndanë vendin e 5 dhe të 6.

Edhe në këtë sesion patën probleme pilotët, një pjesë e të cilëve dolën edhe nga pista. Në kthesën e 9, Sergio Perez dëmtoi gomën e përparme majtas, duke vendosur Safety Car Virtual për disa minuta.

Related posts

CHAMPIONS/ Neymar realizon një “MAGJIK” dhe zhbllokon sfidën ndaj Basaksehir (VIDEO)

Delo.autor

DËMTIMI I RËNDË/ Ja mesazhi RRËNQETHËS i Thiago Alcantarës për yllin e BARÇËS

Isa.Autor

RRËFEN NGA KARRIERA E TIJ/ Fabian Ruiz tregon: Kam mësuar të luaj në rrugë. Nuk do ta harroj kurrë ditën që…

Delo.autor

Leave a Comment