Futboll La Liga Sport

Griezmann tha se do të qëndronte, por gjesti i tifozëve mund t’i ketë ndryshuar mendjen

Diego Godin nuk gënjeu kur u shpreh të dielën se Antoine Griezmann do të qëndronte.

Numri shtatë i kishte transmetuar klubit dëshirën për të qëndruar disa orë përpara ndeshjes me Eibar por klubi vendosi ta mbante të fshehur pasi e diela duhet të ishte dita e Fernando Torres.

Tani, gjithsesi, askush nuk është i sigurt nëse situata është e njëjta pas vërshëllimave dhe ofendimeve të tifozëve që e bënë të largohej nga fusha në lot, me një burim në dhomën e zhveshjes që shprehet se “ai nuk do të flasë me askënd.”

Ai është përfolur për një largim te Barcelona gjatë ditëve të fundit dhe kjo ka çuar në vërshëllimën e tifozëve pak ditë pas dopietës së tij në finalen e Europa League.

Kur dukej sikur Griezmann do të largohej nga Atletico, situata tani mund të ketë ndryshuar.

Por nuk duhet lënë pa përmendur se shumë tifozë që duan që ai të qëndrojë, e kanë inkurajuar paqësisht të qëndronte në Metropolitana të dielën, dhe as ata nuk e kanë pëlqyer mënyrën se si është trajtuar nga të tjerët.

Related posts

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Mjegulla i mori jetën legjendës së NBA, ja kush ishin viktimat e aksidentit

Delo.autor

Dëmtimi në kofshë, Llallana: Nuk do më ndaloj të shkoj në Rusi

Sadik.Autor

PAS DËMTIMIT/ PSG njofton se çfarë po ndodh me Neymar

Delo.autor

Leave a Comment