Futboll Premier League Sport

Allegri gjithnjë e më larg Juventus-it, Arsenal-i “fërkon” duart

Nuk do të ketë zgjatje kontrate për trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri. Në takimin e zhvilluar sot mes teknikut italian dhe kryesisë së skuadrës bardhezi nuk është gjetur gjuha e përbashkët, duke vendosur në pikëpyetje të ardhmen e 50 vjeçarit.

Sipas “Sky” takimi ishte shumë pozitiv dhe Allegri do të vazhdojë me “Zonjën e Vjetër” për sezonin e ardhshëm, megjithatë, ai nuk do ta zgjasë kontratën e tij deri në vitin 2021 siç ishte raportuar më parë.

Nuk dihet nëse pas këtij zhvillimi është Arsenal-i, me “topçijtë” që kanë shfaqur interes për të ulur në stolin e tyre, Massimiliano Allegri-n. Ditë më parë, mediat angleze kanë pohuar se dy palët kanë arritur marrëveshjen ndërkohë që pritet të shikohet se si do të rrjedhin gjërat në të ardhmen.

Related posts

OFERTA PËR JOHN TERRY/ Sarri tregon se a do të kthehet te Chelsi si lojtar apo si…

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Real Madrid-Osasuna. Rezultati 1-0

Delo.autor

“DUHET TË GJENIM NJË MARRËVESHJE…”/ Akordi Bayern-Nagelsmann, presidenti përgënjeshtron lajmin e bujshëm

Delo.autor

Leave a Comment