Futboll Premier League Sport

Guardiola koshient: Nuk mund të shpenzojmë nga 300 milionë paund për çdo sezon

Pep Guardiola këmbëngul se Manchester City nuk do të shpenzojë “nga 300 milionë paund për çdo sezon”, me planin për të bërë vetëm një ose dy përforcime këtë verë. Që nga marrja e frenave në stadiumin “Etihad”, ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munich ka marrë mbështetje të konsiderueshme nga klubi anglez në tregun e transferimeve.

Manchester City ka investuar shumë për lojtarë të tillë si John Stones, Leroy Sane, Gabriel Jesus, Ederson, Bernardo Silva, Kyle Walker, Benjamin Mendy dhe Aymeric Laporte. Këto prurje kanë ndihmuar në rivendosjen e dominimit të brendshëm në sezonin 2017-2018. Guardiola ndjen se skuadra e tij tani kërkon pak ndërhyrje.

“Ne do të nënshkruajmë me një ose dy lojtarë të rinj, jo më shumë. Nuk mund të investojmë më tepër. Ndoshta njerëzit nuk më besojnë, por nuk kemi të holla për të investuar 300 milionë paund çdo sezon. Ne investuam shumë para dhe do të investojmë më pak në të ardhmen.

Na duhej kjo ripërtëritje për shkak të moshës së skuadrës. Suksesi themelor i këtij sezoni është cilësia e lojtarëve. Njerëzit thonë se kemi fituar, ngaqë investojmë shumë. Ata kanë të drejtë. Ederson, për shembull, ishte i përsosur, por në fund ju thoni: shkoni dhe provoni Premier League dhe përpiquni të luani atje. Ai erdhi në Angli dhe tregoi se është vërtet i çmueshëm”.

Një nga pozicionet, që Guardiola do të kërkojë të forcojë këtë verë, është roli i Yaya Toure me këtë të fundit që po përgatitet të largohet nga “qytetarët” pas tetë vitesh me trofe.Trajneri katalanas, megjithatë, luan kartat e tij të rekrutimit.

Pyetjes së gazetarëve se ku ai synon të shtojë përforcime, Guardiola tha: “Ndoshta në sulm, por nuk e di për momentin. Ne duhet të mendojmë dhe të bisedojmë më shumë me Txiki Begiristain dhe stafin. Marrim pjesë në katër gara, ndaj kemi nevojë për fytyra të reja”.

Related posts

E BUJSHME/ Ylli i BAYERN pranë transferimit në ITALI, shkak bëhet trajneri bavarez

Isa.Autor

PAS BARAZIMIT ME LUFTËTARIN/ Trajneri Daja: Barazimi ishte i drejtë, do të vazhdojë deri në…

Delo.autor

PREKU ALVARO MORATËN/ Federata merr vendimin për gjyqtarin spanjoll, ja dënimi i rëndë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment