Futboll Sport

Prapaskena e transferimit, ja kush fshihet pas kalimit të Gurit te Ostende

Sindrit Guri do të udhëtojë sot drejt Belgjikës për të kryer vizitat mjekësore te skuadra e Ostendes, që ka bindur jo vetëm sulmuesin, por edhe klubin e Kukësit për të marrë shërbimet e 24-vjeçarit që ka spikatur me formën e tij në këtë sezon futbollistik. Belgët kanë bërë një sakrificë financiare dhe do të paguajnë jo pak, por 710 mijë euro për të marrë shërbimet e futbollistit, për të cilin si presidenti ashtu edhe drejtuesit e stafit teknik nuk i kanë kursyer elozhet. Por, në këtë transferim ka pasur ndikim edhe skuadra e njohur e Gent, që gjithashtu ishte e interesuar për të marrë Gurin, por oferta e tyre ishte e vogël në krahasim me atë që ka paguar Ostende.

Gent paguante rreth 350 mijë euro, por kjo shifër u refuzua nga presidenti Gjici. Dhe në bazë të dëshirës së vetë sulmuesit për të qenë pjesë e kampionatit belg, në lojë doli Ostende, një klub më i vogël, që do të jetë një trampolinë për të ardhmen e lojtarit shqiptar në Europë. Guri mund të qëndrojë një ose gjysmë sezoni në varësi të asaj që do të drejtojë me klubin e ri dhe më pas flitet për një transferim të tij te skuadra e Gent. Futbollisti do të firmosë një kontratë tre vjeçare dhe do të përfitojë 250 mijë euro në sezon një shifër e majme. Ndërsa Kukësi do të vazhdojë të mbajë 20 për qind të kartonit të tij dhe do të përfitojë nga një shitje e dytë e Gurit.

Klubi i Kukësit ka rënë dakord që të pranojë në dy këste pagesën për sulmuesin. Fillimisht në korrik do të paguhen 500 mijë euro dhe 210 mijë euro do të paguhen në shtator. Guri ka arritur të shënojë 19 gola në ndeshjet e Superiores dhe është i dyti në listën e golashënuesve me një gol më pak e Soue i Skënderbeut.

Related posts

FORMULA 1/ Ferrari i dorëzuar, Binotto: Mos prisni një makinë fituese në Austri

Delo.autor

EKZEKUTIM I PAZAKONTË/ Sulmuesi feston akoma pa shënuar penalltinë (VIDEO)

Isa.Autor

Milinkoviç Savic, ose Rabiot në gong: Merkato e Milanit nuk ka përfunduar

Sadik.Autor

Leave a Comment