Futboll Sport

Vllaznia B mbetet në të Parën, Oriku humbet çdo gjë te penalltitë

Është luajtur në “Niko Dovana” ndeshja e parë për llogaritë e “play-off”-it të Kategorisë së Parë. Takimi i parë i zhvilluar ditën e sotme ka vënë përballë Vllazninë B që këtë sezon ishte pjesë e Grupit A në Kategorinë e Parë dhe Orikut që u rendit i dyti në Grupin B të Kategorisë së Dytë. Shkodranët në këtë përballje kishin përforcime si Erjon Vucaj dhe Gurishta, ndërsa Orikumi me të gjitha forcat kërkuan që të dilnin triumfues në këtë përballje. Megjithatë, kjo përballje u mbyll 2-2 pas 120 minutave. Ndërsa gjuajtja e penalltisë ishte e pafat për “Labët”, të cilët humbën shansin më të mirë që të kapnin për herë të parë Kategorinë e Parë. Vllaznia B buzëqeshi më në fund, duke iu falur eksperiencës së lojtarëve të saj, pasi triumfuan me rezultatin 4-3 te penalltitë.

Edhe pse “Labët” e Orikut arritën që të bënin lojë shumë të mirë dhe me motive sulmuese, duke kërcënuar herë pas here kuadratin e Vjerdhës, sërish nuk arritën që të shënonin me Arbër Dhramin.

Atë që nuk e bënë dot orikasit e bëri eksperienca e lojtarëve të Vllaznisë. Dyca në minutën e 33 çoi shifrat në 1-0, ndërsa pas këtij momenti kuqeblutë u mbrojtën mjaft mirë, sepse Dhrami kërkoi që të baraspeshonte rezultatin në disa raste, por pa arritur ta bëjë diçka të tillë.

Pjesa e dytë nisi me ndryshime për Orikun e Artan Sakajt, ku la lojën Nurçe dhe vendin e tij e mori Qejvani. Sërish ishin “Labët” që kërkonin golin, madje arritën që të barazonin shifrat në minutën e 67 me Hoxhën. Megjithatë, festa e bregdetarëve zgjati vetëm tre minuta. Pusi në minutën e 70 çoi shifrat në 2-1, duke i dhënë qetësinë skuadrës së Ervis Krajës.

Deri në fund orikasit nuk u dorëzuan, kërkuan me insistim golin, por Dhrami në këtë sfidë nuk ka qenë me fat. Gjuajtje të njëpasnjëshme drejt kuadratit të portës së Vllaznisë, por që nuk arritën që të çonin shifrat në barazim.

Por, në fund fati normalisht që do të ishte me skuadrën më të mirë në fushë. Skuadra e Orikut ka arritur që të fitojë një 11-metërsh me anë të Kongjinit. Gjyqtari Kridens Meta ka parë një faull brenda zonës në minutën e fundit të kohës shtesë, duke i dhënë një shans Orikumit për kohën shtesë. Nga pika e bardhë e penalltisë ekzekutoi Dhrami, i cili gjuajti saktë dhe e çoi rezultatin 2-2 për ta dërguar në shtesën 30 minutësh ndeshjen e “play-off”-it.

Të pafat orikasit, të cilët me anë të Qejvanit gabojnë, pasi mesfushori prek topin me dorë dhe Meta sheh 11-metërsh. Në minutën e 92 Gurishta gjuajti dhe Muho kuptoi krahun duke pritur penalltinë. Momenti i vështirë kaloi pa dëme për “Labët”, të cilët shpresuan çdo minutë për t’u kualifikuar në Kategorinë e Parë.

Por, ndeshja në minutën e 117 solli dhe një sherr masiv në fushë. Ka qenë ekipi orikas me anë të Çaushit, i cili në vend që të respektonte “fair-play”-in, gjuajti drejt portës së Vjerdhës, që me vështirësi e devijoi topin. Megjithatë, loja vijoi deri në përfundim, ku fërshëllima përfundimtare e Kridens Metës solli që ekipet të vendoseshin te pika e bardhë e penalltisë. Vllaznia arriti që të ishte më e saktë në goditjen e 11-metërshave, ku arritën që të fitonin 4-3.

Vllaznia B – Oriku 2-2 (4-3)
Shënues: Dyca 33’, Pusi 70’ / Hoxha 67’, Dhrami 90+4’(p)

Penalltitë

4 Vllaznia B: Gurishta – gol, Hajdari – gol, Pusi – X, Kalaja – X, Hallunaj – gol, Vjerdha – X, Bega – gol
3 Oriku: Dhrami – gol, Qejvani – X, Kongjini – gol, Çaushi – X, Hazizi – gol, Metaj – X, Kapaj – X

Vllaznia B: Vjerdha, Gurishta, Isufi, Borshi, Ruqi, Kapaklija (Kushi 118’), Vucaj (Bega 62’), Hajdari, Kalaja, Dyca (Hallunaj 86’), Pusi. Trajner: Ervis Kraja

Oriku: Muho, Hazizi, Metaj, Gjinaj, Hoxha, Xhelili (Kapaj 78’), Livanaj (Çapoj 84’), Nurçe (Qejvani 46’), Kongjini, Dhrami, Çaushi. Trajner:Artan Sakaj

Gjqytarë: Kridens Meta, Dojanto Myftar, Redvan Shaba
Kartonë të verdhë: Bega 65’, Kalaja 86’, Gurishta 86’, Dyca 86’ / Halili 90’, Metaj 106’

Stadiumi: Niko Dovana, Durrës

Related posts

E BUJSHME/ Pezullohet ankandi për shitjen e Vllaznisë, ja urdhri për Bashkinë e Shkodrës…

Delo.autor

E BUJSHME/ Donnarumma dhe Calhanoglu do të shkonin falas te Juventusi. Ja pse ndryshoi vendimi…

Delo.autor

Milani në krizë golash, Cutrone më i miri me 7 finalizime

Sadik.Autor

Leave a Comment