Futboll Premier League Sport

Harry Kane shpreson të finalizohet marrëveshja e janarit me klubin anglez…

Harry Kane në këtë moment ka vetëm dy gjëra në mendjen e tij: të kualifikojë Tottenham në Champions League edicionin e ardhshëm dhe të transferohet në “Santiago Bernabeu” në merkaton e verës. Sulmuesi anglez, i cili ka arritur një marrëveshje me Real Madridin në janar të vitit të kaluar për të qenë sulmuesi i ri i ekipit të “Los Blancos”, është ende në pritje të negociatave mes klubeve dhe hyrja në operacionin e uellsianit Gareth Bale, që do të ulte kërkesën e londinezëve prej 175 milionë eurosh për të negociuar. Kane, i cili i jep përparësi kalimit në Madrid preferohet edhe Man City dhe Man United. Pep Guardiola kërkon një referencë në sulm dhe Mourinho të njëjtën gjë.

Të dyja klubet e Mançesterit janë të gatshme të hyjnë në luftë për të mos lënë një nga yjet më të mëdhenj të Premier League sëbashku me Salah të largohet drejt një kampionati tjetër. Për më tepër, në rastin e Untied, drejtuesit e “Old Trafford” janë të detyruar për të afruar një lojtar të madh mes Griezmann, Neymar, Salah ose Kane. Një prej tyre duhet të nënshkruajë me “Djajtë e Kuq”. Sipas ish-kapitenëve të United dhe Kane është ai që vlerësohet më së shumti. Kane konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe këtë edicion është në garë për “Këpucën e Artë” në Premier League, por edhe në Evropë. 24-vjeçari deri më tani ka shënuar 27 gola në 35 ndeshje në Premier League, teksa ka dhënë edhe dy asiste.

Related posts

Ronaldo zhbllokon shifrat, kalon në avantazh Portugalinë (VIDEO)

Sadik.Autor

City-United, “Qytetarët” duan titullin në derbi

Sadik.Autor

Gattuso: Nuk është Bonucci ai që vendos se çfarë ndodh me Milanin

Sadik.Autor

Leave a Comment