Futboll Premier League Sport

Salah po ‘fiket’ atëhere kur nuk duhet

Jemi në kulmin e sezonit tashmë. Edhe pak ndeshje kanë mbetur për të “mbyllur llogaritë” me një vit futbollstik ku skuadrat luftojnë për të mos rënë nga kategoria, për një vend në kompeticionet europiane, për titullin kampion dhe… për të mundur Realin në finalen e Champions.

Për këtë të fundit, këtë sezon ‘detyra e rëndë’ i ka rënë klubit më të mirë anglez në Europë, Liverpool. Por edhe pse ka qenë ‘motori’ që e ka çuar përpara skuadrën këtë sezon, pikërisht tani duket se ylli i skuadrës, Mohamed Salah, po ‘fiket’… Në kohën më të keqe të mundshme për Jrugen Klopp.

Duket sikur ka humbur dëshirën brenda natës edhe pse mbetet një lojtar i jashtëzakonshëm. Që prej paraqitjes fantastike ndaj Roma-s në gjysmëfinalen e parë të Champions, të fituar 5-2, Salah ka bërë ndeshje nën mesataren, duke treguar se ka humbur edhe besimin te vetja, me disa raste flagrante për gol të humbura.

Tani që u mund edhe nga Chelsea, Liverpool duhet të luftojë fort në javët e mbetura për një vend në Champions, çka e bën edhe më të vëshirë përqendrimin te finalja kundër Realit në fund të muajit. Janë javë vendimtare për Reds-at dhe egjiptiani, edhe pse ka shënuar 41 gola deri tani, duhet të japë më të mirën për t’i dhuruar tifozëve të zjarrtë të Liverpool trofeun e ëndërruar.

Related posts

SFIDA NDAJ HUNGARISË/ Mesfushori Bare: Jam ushtar që zbatoj rregullat, Reja më ka mësuar si të…

Delo.autor

NDIZET GARA PËR GRIEZMANN/ Gjigantët e Premier League ofron dy lojtarë për francezin

Delo.autor

PLAS TEK BAYERN MUNICH/ Lewandowskit dhe Coman përleshen me grushta në stërvitje

Delo.autor

Leave a Comment