Futboll Sport

Hasan Lika: Pikë me vlerë, ruajmë vendin e tretë

Trajneri Hasan Lika shprehet mjaft i kënaqur me këtë pikë, pasi evidenton se skuadra kishte mungesa të rëndësishme në këtë transfertë të vështirë.

Tjetër barazim i arritur në pjesën e dytë. Sa vlen kjo pikë për Europën?
Siç shkuan gjërat në pjesën e parë, natyrisht që morëm një rezultat të mirë. Një hap i mirë për Kupat e Europës, pasi morëm një barazim me vlera në Kukës.

Mbrojtësit e Luftëtarit ishin fokusuar te Guri, por golat i shënoi dikush tjetër.
Nuk ishim të gatshëm për atë që bëri kundërshtari. Jakovljeviç që kishte probleme me gjurin, por dhe Beqiri që u dëmtua, na penalizuan në qendrën e mbrojtjes. Më pas rregulluam edhe mbajtjen e topit.

Besoni se do ta mbani vendin e tretë?
Nëse marrim rezultate pozitive, patjetër që po. Kemi dhe ndeshje në fushën tonë dhe shpresojmë shumë për Europën. Tani na janë afruar edhe kundërshtarët, ndaj duhet të bëjmë kujdes.

Related posts

KAZAKISTAN-SHQIPËRI/ UEFA i beson drejtësinë gjyqtarit me përvojë nga Hungaria

Delo.autor

“FITORJA ËSHTË DETYRIM NDAJ BESËS”/ Sulmuesi i Flamurtarit: Në Kategorinë e Parë luhet futboll i fortë

Delo.autor

I LUTET I GJUNJËZUAR…/ Ronaldo bën këtë gjest ndaj tifozit të “çmendur” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment