Boks Sport

PRAPASKENA/ BEFASON FURY: Ja çfarë ndodhi kur duelova me JOSHUA vite më parë

Në prag të sfidës së 1 dhjetorit ndaj Deontay Wilder, boksieri britanik Tyson Fury ka rrëfyer në lidhje me një duel që ka zhvilluar gjatë stërvitjes, disa vite më parë, me kampionin e botës së peshës së rëndë, patriotin e tij Anthony Joshua. Ky duel është zhvilluar para se Joshua të niste karrierën e tij si boksier profesionist, periudhë kur Fury i ka dhënë një “leksion” të mirë.

Fury ka “goditur” kështu Joshua me këtë deklaratë, duke u përpjekur që të marrë nga Joshua një duel prillin e 2019-ës, pasi të ketë mundur Wilder dhe t’i ketë marrë këtij të fundit titullin e kategorisë WBC. “Kemi bërë një stërvitje bashkë dikur (sparring), asokohe Joshua ishte një boksier amator. Raundet e para mes nesh ishin të mira, por më pas nisa ta godas fort në trup”, u shpreh Fury për “Showtime”.

Ishte i dobët, në kënd ngrinte këmbët lart për t’u mbrojtur. Këtë gjë mund t’ua konfirmojnë edhe rreth 10 persona të tjere që ishin aty bashkë me ne. Unë qëndroja më pas me duart e ulura, ndërsa ai erdhi drejt meje me ata krahët e mëdhenj të hapur. I thashë të vinte dhe të më godiste fort, pasi unë do të qëndroj në vend”, shprehet më tej Fury. Joshua pritet që në prill të 2019-ës të duelojë me fituesin e sfidës Wilder-Fury.

Related posts

LIVE/ Shqipëri U21- Spanjë U21: Pranë golit miqtë, shpëton për mrekulli porta e Kastratit (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Milan-Brescia, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-0

Delo.autor

ZBULON KOMENTIN E PLESHTIT PËR BUSQUESTS/ Guardiola: Më tha në stërvitje se…

Delo.autor

Leave a Comment