Bundesliga Futboll Sport

Heroi i finales së 2014 reagon pas lënies jashtë nga Rusi 2018

Mario Gotze prononcohet për të parën herë pas lëniesh jashtë nga Kupa e Botës.

Heroi i finales së fundit për Gjermaninë shkruan në Instagram: “Natyrisht që jam i mërzitur pasi do të kisha dashur shumë të merrja pjesë, por do të bëj çmos për t’u rikthyer në skuadrën përfaqësuese.”

Të martën trajneri Joachim Low zbuloi listën paraprake të 27 lojtarëve që do të shkonin në Rusi, por vetëm 23 prej tyre do të udhëtojnë në Kupën e Botës. Gotze nuk ishte pjesë e saj.

Jogi Low: “Ai thjesht nuk është në formë. Më vjen shumë keq për Marion. Unë shpresoj që këtë verë ai të nisë një ringjallje të re.”

Në kundërshti me Sandro Wagner, Gotze ka reaguar në mënyrë më të civilizuar, por ka fshehur zhgënjimin e tij.

Nesër ai do të udhëtojë me klubin e tij në Amerikë për një tur promocional. Më pas do të nisë pushimet në Mallorca.

Related posts

Chelsea, Sarri zbulon “pengun” më të madh…

Sadik.Autor

U ARRESTUA PËR KORRUPSION/ Lirohet Michel Platini: Shumë zhurmë për asgjë, s’e kuptoj…

Delo.autor

MERKATO/ Real, Liverpool dhe Chelsea duan sulmuesin më të kërkuar në botë

F.autor

Leave a Comment