Futboll Sport

Higuan mund të mbetet jashtë ndaj Milanit, Kuadrado dëshiron të luajë me dhimbje

Masimiliano Alegri dhe Juventusi vazhdojnë të bëjnë provat e fundit në pritje të finales së mbrëmjes së nesërme për Kupën e Italisë, ndërsa ai pritet që të mbajë të njëjtën linjë korrekte, të paktën me lojtarët që janë përdorur më pak në kampionat e Champions.

Edhe pse kundër Milanit është një ndeshje për t’u fituar e gjitha, ai po mendon që ndryshimin e vetëm të madh ta bëjë në portë, ku Bufon do ta nisë titullar në vend të Sheznit, një indicie që kjo mund të jetë finalja e fundit e një trofe për 40-vjeçarin italian. Ndërkohë, në mbrojtje ku do të mungojë Kielini për skualifikim, qendra do t’i ofrohet Benatias dhe Ruganit, dyshes që e ka sjellë “Zonjën e Vjetër” deri në hapin e fundit, në mesfushë mund të luajë Sturaro në vend të Matuidit, ndërsa në sulm surpriza e madhe mund të jetë lënia në stol e Higuainit.

Fakti që Alegri ka rikuperuar Manxukiçin, ka vendosur që ashtu si në aktet e tjera të këtij turneu, në qendër të sulmit të jetë kroati dhe jo “Pipita”, i cili mund të mbështetet nga krahët, nga Dibala dhe Duglas Kosta. Gjithsesi, duke parë sesa shumë ka shpenzuar braziliani në ndeshjet e fundit në kampionat, me shumë mundësi mund të jetë Kuadrado ai që ta nisë titullar, me kolumbianin që pranon se po luan me dhimbje në muskuj, por që kërkon të jetë dhe të fitojë ndaj Milanit. Pavarësisht, testet e fundit për formacionin do të bëhen sot.

FLET KUADRADO – Huan Kuadrado nuk po shkëlqen sepse po zbret në fushë duke shtrënguar dhëmbët, por  duke qenë se nesër në mbrëmje luhet një finale, aq më shumë kundër Milanit, kolumbiani nuk kërkon që ta humbë atë për asgjë në botë. “Sezon i gjatë? Po, shumë dhe për mua ka qenë edhe shumë i dhimbshëm, por gjithsesi në fund ai do të jetë edhe më i bukuri, më i luftuari, sepse të fitosh pas shumë betejash të forta dhe mes ndjekjesh e parakalimesh të disahershme në renditje, ishte gjithashtu emocionuese.

Gjithsesi, për të festuar na duhet ende një pikë, ndonëse e gjithë vëmendja jonë është e përqendruar te Kupa e Italisë. Unë i dëmtuar? Fatkeqësisht po, dhe kam muaj që zbres në fushë duke shtrënguar dhëmbët. Por, ndaj Milanit kam shanse që të jem titullar, të luaj nga minuta e para në një finale të Kupës së Italisë dhe jam gati që të sakrifikoj. Madje ndiej se edhe mund të shënoj”.

Related posts

Nis “Era Mema”/ Trajneri i ri vjen me ndryshime tek Tirana, Hoxhallari do të luaj në…

Isa.Autor

VAZHDOJNË NEGOCIATAT ME ROMËN/ Marotta bën ofertën e dytë për Dzekon, ja shifra e “çmendur”

Delo.autor

De Biazi flet për të ardhmen, ka edhe një koment për Panuçin

Isa.Autor

Leave a Comment