Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Wenger konfirmon dëmtimin e rëndë të Koscielny

Mbrojtësi i Arsenal Laurent Koscielny do të qëndrojë për gjashtë muaj larg fushave pas operacionit në tendinën e kaviljes, shprehet trajneri i Topçinjve Arsene Wenger.

Koscielny, 32 vjeç, është transportuar jashtë fushës në minutën e 12’ të gjysmëfinales së Arsenal në Europa League ndaj Atletico Madrid të enjten e kaluar.

Trajneri i Francës kishte konfirmuar se qendërmbrojtësi do të mungonte në Kupën e Botës.

“Nuk do ta shihni në fushë deri nga dhjetori,” shprehet Wenger.

“Koscielny është i shkatërruar moralisht.”

Një lajm i keq për përfaqësuesen franceze, e cila duhet të bëjë pa një nga shtyllat e ekipit në mbrojtje.

Related posts

Mesfushori kroat i sinqertë/ “Nuk do të qaja nëse Ronaldo do të largohej

Sadik.Autor

E BËRI NEYMARIN TË FLAS ME VETE/ Lojtari SHQIPTAR bëhet kapiten i skuadrës në Seria A

Isa.Autor

SERIA A/ Merret vendimi: Ja kur luhet java e 27 dhe derbi Milan-Inter

Q.Autor

Leave a Comment