Futboll Premier League Sport

I PAFAT/ Mbrojtësi i Anglisë mbetet jashtë Kupës së Botës 2018, për këtë arsyje

Mbrojtësi i Burnley, James Tarkowski, është larguar nga pika e grumbullimit të kombëtares angleze në “St.George’s Park”, sepse ka nevojë për një operacion në hernien diskale.

28-vjeçari, i cili debutoi me kombëtaren në muajin mars, ishte në listën e futbollistëve të grumbulluar nga Gareth Southgate, si alternativë. Ai nuk bënte pjesë në 23-n që do të shkojë në Rusi, por nëse do të dëmtohet ndonjë mbrojtës, ai do të futej në listë.

Fati donte që pikërisht ai që shpallej i padisponueshëm. Tarkowski do të operohet nesër me synimin për t’u riafëtuar në kohë për të luajtur që në fillim të sezonit të ardhshëm.

Related posts

Chievo synon kthesën, Udinese po shkëlqen me Oddo-n

Q.Autor

MLS HUMBET YLLIN E SAJ! Pret të bëhet baba, sakrifikon turneun final për shkak të Covid-19

Delo.autor

ARRIHET AKORDI ME MILOT RASHICËN/ Ja skuadra e ardhshme e sulmuesit të Kosovës

Delo.autor

Leave a Comment