Futboll Seria A

PAS AFRIMIT TEK CHELSEA/ Abate “thumbon” Higuain: E përshëndes, por kjo fanellë…

Gonzalo Higuain është larguar nga Milani për të shkuar te Chelsea i Maurizio Sarri-t dhe kuqezinjtë e kanë zëvendësuar argjentinasin me Krzysztof Piatek, të marrë nga Genoa për 35 milionë euro.

Ignazio Abate, mbrojtësi i krahut i skuadrës së Gennaro Gattuso-s, është kthyer të flasë për “Pipita-n” në një intervistë të dhënë për “SportMediaset”.

“Dua ta përshëndes Gonzalo-n, me ne ishte përshtatur shumë mirë. Më pas është e qartë se çdo lojtar ka historinë e tij dhe kush nuk e ndien të bëhet pjesë e këtij projekti është e drejtë që të marrë vendime të caktuara”.

“Kjo fanellë duhet mbajtur me krenari dhe grupi vjen para gjithçkaje. Kemi qenë gjithmonë të bashkuar në momentet më të vështira dhe kemi bërë paraqitje shumë të mira”.

“Piatek? Ka bërë shumë mirë deri tani. Tani do të jetë detyra jonë ta presim me krahët hapur dhe ta ndihmojmë të përshtatet sa më shpejt”, ka thënë Abate.

Related posts

MERR FUND DILEMA/ Tek Man United gjejnë zëvendësuesin e MOURINHOS, është një argjentinas

Isa.Autor

“AIR ALBANIA” ËSHTË GATI/ Zbulohet shuma që merr fituesi i Conference League

F.autor

KUSH SHET MË MIRË SE MAN CITY? Fiton 103 milionë euro nga lojtarët e papërdorur

Delo.autor

Leave a Comment