Futboll Sport

I papërmbajtshëm Partizani, i shënon golin e dytë Luftëtarit brenda 4 minutash (VIDEO)

Në Gjirokastër po luhet sfida e vlefshme për javën e 33 të Superligës mes Luftëtarit dhe Partizanit.

 

Luftëtari 0-2 Partizani

 

/ 26′ Asani, 30′ Gojkoviç

30′ GOOOOOOOL Partizani 0-2. Fantastik kryeqytetasit. Pas një faulli nga e djatha, Progni ka harkuar në zonë, aty ku Gojkoviç ka dërguar topin në rrjetë duke dyfishuar rrezultatin.

26′ GOOOL Partizani. Asani futet bukur në krah dhe godet duke lënë të shtangur portierin, të cilit i mbetet vetëm të shoqërojë topin me sy

19′ Pranë golit Partizani me Prognin, por në momentin e fundit ka ndërhyrë kapiteni Beqiri duke larguar topin në këndore.

15′ Rreziku i parë në portën e Luftëtarit, Belica pretendon për 11-metërsh, nuk është i këtij mendimi gjyqtari.

7′ Bregu provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, por jashtë kuadratit.

5′ Batha ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Bregut.

2′ Pranë golit Luftëtari, Bregu lëshon një predhë nga distanca, topi përfundon ngjitur me shtyllën e Hoxhës.

 

Related posts

LIVE/ Starton sfida Norvegji-Spanjë

Delo.autor

“PËRBINDËSHI BUFFON”/ Ja 5 rekordet e LEGJENDËS së Juventusit

Delo.autor

Vjen premiera e Vajushit me Avellinon, gol ndaj ekipit të Migjen Bashës (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment