Breaking News Ekskluzive Futboll Shqipëri Sport

U GODIT NGA TIFOZËT E PARTIZANIT/ Flet për Alpesport.al FOTOGRAFI i Flamurtarit: Ja e vërteta

Një episod i pazakontë, por disi jo I pashpjegueshëm për tfutbollin shqiptar ka ndodhur ditën e djeshme gjatë ndeshjes së Flamurtarit me Partizanin.

Fotografi I vlonjatëve është konfrontuar me tifozët e Partizanit (shihni pamjet mëposhtë).

Pak më herët, klubi I Partizanit me anë të një prenoncimi në rrjetet sociale u shpreh se distancohet nga dhuna, duke theksuar edhe se Shkëlqim Rraja nuk ishte anëtar I klubit.

Për të hedhur dritë mbi situatën e krijuar, Alpesport.al kontaktoi me Shkëlqim Ramaj. Fotografi shprehet se fillimish nuk reagoi ndaj tifozëve dhe tregon se çfarë I tha ai vetë.

Ramaj ka dhe një koment për deklaratën e Partizanit.

Intervista e plotë:

Çfarë ndodhi konkretisht?

Ajo që ndodhi në ndeshjen me Partizanin u pa shumë qartë nga të gjithë sepse shyqyr zotit sot çdo gje trasmetohet live dhe nuk është si në vitet 2000.

Çfarë ju tha tifozi në momentin e parë?

Ishte momenti i golit dhe si çdo festim çunat e ekipit më therrasin për të bërë foton që tashme është bëre rituale në çdo festim. Ndërkohë që bëja foto në krahun e djathtë timin disa nga tifozat kishin hipur mbi hekura dhe filluan të ofendonin si lojtaret dhe mua.

Menduat në ndonjë moment që do ishte më mirë të mos I kishit kthyer përgjigje duke parë që tifozëria sa vjen e po bëhet disi më “agresive”?

Ishin 3 minuta që nuk po reagoja edhe pse ofendimet ishin nga me banalet, i vetmi reagim i imi ishte:“ Keni ardhur në Vlorë, keni festuar dhe nuk ju ka ofenduar apo ndaluar ndonjë njeri. Gjesti që ngre dorën dhe bëj me shenj është momenti kur i kam treguar se në Vlorë nuk ju ka ndaluar asnjë të festoni. Pastaj vendi ku ne zgjodhëm të festojmë ishte tribunë pa tifozë. Po të shikoni pamjet ata kanë ardhur aty në një kohë me lojtaret e Flamurtarit sepse nuk pranonin festën.

Ju ka ndodhur më parë një episod I ngjashëm?

Episod i ngjashëm? Për mua është hera e parë që shikoj një skenë të tillë dhe jo të më ndodhi.

Nëpërmjet një prenoncimi, Partizani është distancuar nga dhuna, por shton se ju nuk jeni pjesë e klubit pasi nuk gjendeni në protokoll.

Keni ju një koment mbi deklaratën e tyre?

Mua me vjen keq kur lexoj këtë lloj deklarate. Partizani përpara se të bëj këtë deklaratë duhet të informohet pranë FSHF për një informacion.

Kam 2 vjet që jam zëdhënes për shtyp dhe njëkohesisht fotograf i Flamurtarit. Në asnjë ndeshje nuk ka protokoll për fotografët e ekipit udhëtues . Mbi të gjitha gjatë mbledhjes që bejnë zyrtaret e dy ekipeve me arbitrin dhe delegatin vendoset edhe ngjyra e jelekut që duhet të veshë fotografi. Partizani vjen me fotograf dhe kameraman në çdo ndeshje, në asnjë rast nuk i ka shënuar në protokoll.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

ATP Rome, Nadal kualifikohet lehtësisht, eliminohet “makthi” Thiem

Sadik.Autor

Cungu ndryshon mendje, modifikon mbrojtjen. Ja si pritet të rreshtohet Kukësi ndaj Valetës

Isa.Autor

SEVILLA-BARCELONA/ “Pleshti” barazon shifrat me një super gol

Delo.autor

Leave a Comment