Futboll La Liga Sport

I vetofrohet Barca-s, por Messi nuk do ta shohë me sy mesfushorin afrikan

Një emër i vjetër kërkon të ribashkohet me Barcelona-s dhe ideja i ka tunduar drejtuesit e klubit pasi do t’i bënte punë. Por sipas medieve pranë klubit katalanas, është vetë Lionel Messi, por jo vetëm ai, që nuk do as ta shohë me sy.

Bëhet fjalë për Yaya Toure, i cili sapo ka mbyllur sezonin si kampion i Anglisë me Manchester City-n. Por ai nuk është më në planet e Guardiola-s dhe menaxheri i tij ka nisur kontakte me klube të ndryshme për t’i gjetur një skuadër të re. Lojtari i është ofruar edhe Barcelona-s, por siç raportojnë nga Spanja, ylli argjentinas i ka thënë drejtuesve se lojtari nuk do të ishte i mirëpritur dhe se nuk ka çfarë t’i ofrojë më skuadrës. Nuk dihen shkaqet e këtij reagimi nga Messi, por edhe nga Pique, sidomos duke parë që vetë Toure gjithmonë ka pasur fjalë të mira për klubin dhe shokët e skuadrës.

Nga ana tjetër, është po Messi që i ka paralajmëruar drejtuesit të mos mendojnë fare për shitjen e Ivan Rakitic e të mos i marrin fare në konsideratë ofertat që mund të vijnë për të këtë verë. Duke menduar se sezonin e ardhshëm nuk do të ketë shërbimet e Iniesta-s, Messi e konsideron kroatin si vendimtar për skuadrën dhe të ardhmen e saj, po aq sa Busquets, Ter Stegen apo Pique. Argjentinasi me sa duket vlerëson punën ‘e pisët’ që Rakitic bën në mesfushë, duke lejuar atë vetë, por edhe lojtarët e tjerë të avancuar si Coutinho apo Suarez të luajnë më të shpenguar përpara.

Në fakt javët e fundit është folur shumë për të ardhmen e kroatit në “Camo Nou” dhe drejtuesit duhet thënë se janë menduar për ta shitur. Edhe pse është 30 vjeç, për Rakitic janë interesuar Juventus dhe Manchester United, por mbetet për t’u parë nëse drejtuesit do të veprojnë kundër dëshirës së Messi-t.

Related posts

Problemi i Argjentinës nuk është Dybala por mungesa e Messit

Sadik.Autor

TRE DITË MË PARË BËRI VAKSINËN/ Mesfushori Vidal i infektuar me COVID-19, shtrohet në spital. Ja gjendja e tij…

Delo.autor

GUARDIOLA TEK BAYERN MUNICH? Agjenti i teknikut spanjoll sqaron të ardhmen: Në futboll asgjë nuk është e…

Delo.autor

Leave a Comment