Futboll Kategoria Superiore Sport

U MBAJT ANKANDI/ Shitet emri i Kategorisë Superiore, ja cila është kompania fituese

Ditën e sotme, nëpërmjet një ankandi u vendos shitja e emrit të kampionatit të futbollit ‘’Kategoria Superiore’’ ku fitues doli shoqëria ‘’Abissnet sh.a’’ me vlerën e ofruar të 540 milionë lekëve.

Në ankand morën pjesë dy kompani ‘’Banka OTP Albania sh.a’’ dhe ‘’Abissnet sh.a’’, ku fitues u shpallën këta të dytët, duke fituar të drejtën e emrit të Kategorisë Superiore për tre sezonet e ardhshme, 2021–2022, 2022–2023 dhe 2023–2024.

Ankandi u mbajt nga Liga e Profesioniste e Futbollit e cila vendosi dhe fituesin në bazë të kritereve më frytdhënëse.

Gjithçka nisi në vlerën e 500 milionë lekëve, teksa shoqëria ‘’Abissnet sh.a’’ e rriti ofertën duke e dërguar në limitet e 540 milionë lekëve për tu shpallur dhe fituese.

Related posts

TALENTI PREMTUES/ Tottenham pranë firmës me “Dele Allin” e ri

Isa.Autor

PROBLEMET TEK MILAN NUK KANË FUND/ Një tjetër titullar dëmtohet dhe rrezikon sfidën ndaj Torinos, ja emri…

Delo.autor

TËRBOHET PANUCCI/ Refuzon të flasë për “Supersport”, Ilda Bejleri E OFENDON: Ky është…

Isa.Autor

Leave a Comment