Futboll Premier League Sport

Ibrahimovic: Ky ekip dhe ky trajner më mungojnë shumë nga futbolli evropian

Zlatan Ibrahimovic ka pranuar se i mungojnë Man Utd dhe Jose Mourinho. Suedezi tregohet nostalgjik për futbollin anglez dhe aventurat futbollistike në Europë.

Sulmuesi i LA Galaxy, ka thënë se ka kujtime të bukura me ish skuadrën e tij nga Old Trafford.“Dua t’i them tifozëve: Më mungoni, më mungon të luaj në Old Trafford dhe t’i shoh fanellat e kuqe. Kam shumë kujtime të bukura nga atje”, tha Ibrahimovic.

“Trajner Mourinho, më mungon edhe ti”, theksoi suedezi. Kujtojm që Ibrahimovic luajti për dy sezone me United duke fituar edhe disa tituj të rëndësishëm sic ishte UEFA Europa League.

 

Related posts

LIVE/ Katar 2022: Mbyllet ndeshja Kosovë-Suedi. Rezultati 0-3

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Skënderbeu-Luftëtari. Rezultati 2-0

Delo.autor

TRONDITET INTERI/ Refuzon rinovimin e kontratës, “YLLI” I ZIKALTËRVE kërkon rritje ROGE ose…

Isa.Autor

Leave a Comment