Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Skënderbeu-Luftëtari. Rezultati 2-0

Do të luhet në Korçë sfida mes Skënderbeut dhe Luftëtarit e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore. Bardhekuqtë e Ilir Dajës vijnë në këtë përballje pas 2 triumfesh radhazi, ndërkohë që gjirokastritët janë mposhtur në 3 sfidat e fundit.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, trajneri i skuadrës korçare ka hedhur nga minuta e parë, Jashanicën, Marën dhe Mensah, ashtu si në ndeshjen ndaj Vllaznisë, ndërkohë që Novi i ka besuar portierit Shala dhe Mehmetllarit në sulm.

 

LIVE: SKËNDERBEU-LUFTËTARI 2-0

Mensah 18′, Jashanica 61

KOMENTI LIVE: 

61′ GOOOOL SKËNDERBEU 2-0/ Goditje dënimi për Skënderbeun nga një pozicion diagonal, Gripshi kroson në zonë, aty ky Pollozhani del huq me kokë dhe topi shkon në këmbët e Jashanicës, që nuk mendohet dy herë dhe godet me të djathtën, duke mposhtur portierin Shala, 2-0.

55′ Goditje dënimi për Skënderbeun nga një pozicion tepër i favorshëm, provon Bregu, gjuajtja e vlonjatit shkon mbi kuadrat.

49’ Açka driblon Jashanicën në hyrje të zonës, që i paintereesuar për topin, e shtyn me duar. Arbitri nuk jep penallti.

46′ Starton pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

37’ Rast i artë i Mensah pas një topi të kthyer gabim nga mbroijtësit gjirokastritë, Mensah dhe Bregu shpërdorojnë njëri pas tjetrit, teksa Shala del nga porta dhe në të dyja rastet bllokon topin.

29’ Bregu lëviz mirë në krahun e majtë, driblon Lalën dhe shërben në zonë për Gripshin, që gjuan direkt me të djathtën, por jashtë.

18′ GOOOOOL SKËNDERBEU/ Bregu kombinon me Ditën, që kroson në zonë dhe aty Mensah i vidhet Dukës, duke u zhytur me kokë dhe mposhtur portierin Shala, 1-0 për Skënderbeun.

8’ Zbritje e shpejtë e Luftëtarit me Likën që shërben te Elian Çelaj në krahun e majtë, i cili lëviz mirë drejt zonës dhe gjuan me të djathtën, por pret Koliçi.

3’ Bregu kroson në zonë nga një goditje dënimi, Mensah kërcen mbi të gjithë me kokë, por portieri Shala shpëton portën, duke grushtuar në korne.

1′ Ka startuar sfidë në Korçë.

Related posts

TËRBOHET JURGEN KLOPP/ Nuk ka vend në futboll për këtë gjë, është njësoj sikur…

Isa.Autor

NEYMARI I RI/ Man United sfidon Barcelonën për talentin 60 milionësh

Isa.Autor

PA EKIP QË KUR U SHKARKUA NGA INTER/ Trajneri Spalletti afër kombëtares së madhe, sfidon mikun e tij italian

Delo.autor

Leave a Comment