Futboll Sport

Ibrahimovic: Statuja e Ronaldos? Do ta kisha… skulptorin!

Zlatan Ibrahimovic ka befasuar edhe audiencën e emisionit televiziv të moderuar nga Jimmy Kimmel.
sh-sulmuesi i Manchester United u transferua te LA Galaxy gjatë muajit mars, pas ndërprerjes me mirëkuptim nga të dyja palët të kontratës së tij me ekipin nga “Old Trafford”.
E me të shkelur në “barin amerikan” regjistroi një supergol me roveshatë në ndeshjen e parë të luajtur në MLS, duke befasuar edhe audiencën e emisionit televiziv të moderuar nga Jimmy Kimmel.

Tashmë, 36-vjeçari trazoi sërish ujërat, këtë herë në “The Late Late Show” të James Corden.

Suedezit iu tregua një foto e statujës në nder të tij në vendlindje, pikërisht nga moderatori britanik.

“Një statujë e Zlatanit po punohet aktualisht teksa flasim në Suedi”, tha Corden. “Si ndiheni për këtë? Si ju duket kjo?”

“Më duket mirë, më duket pikërisht portretizim i fuqishëm dhe më pëlqen”, përgjigjet Ibrahimoviç. “Sigurisht që e dëshiroj, sepse është e madhe… Unë në fakt kisha preferencat e mia, ndërsa artisti kishte tjetër këndvështrim. Megjithatë gjetëm një zgjidhje të mesme dhe jam i lumtur për këtë. Ai e donte statujën pa pantallona, ndërsa mua thuajse ma vuri veshin”, shtoi më tej shtatlarti suedez.

Por, superylli i futbollit e tejkaloi vetveten kur Corden nxori një foto të statujës së famshme të Cristiano Ronaldos në Portugali dhe e pyeti: Çfarë do të bënit, nëse statuja juaj do të dilte si ajo e Cristianos në Portugali?

Përgjigjja e Ibrës ishte e menjëhershme: Do t’i thoja skulptorit se jam i nderuar për dedikimin, por nuk e kishte bërë punën mirë. Kështu që do ta shkarkoja!

Reagimet e fansave të tij ishin gjithashtu të menjëhershme dhe lavdëruese për performancën e tij.

“Nëse Zlatani do të kishte një kolonë zanore, me siguri do të ishte kënga më e bukur në univers”, do të shkruante njëri prej tyre. Një tjetër shkroi “Ata kanë prodhuar një statujë të tijën, sikur të ishte një nga Zotat e Greqisë së lashtë, sepse ai është në fakt”. Të tjerë u mjaftuan vetëm me togfjalëshin: Zlatan është më i miri.

Related posts

INIESTA I RI/ REALI paguan Man Cityn për SUPER talentin, por me një KUSHT…

Isa.Autor

Balotelli rikthehet në Kombëtaren e Italisë

Q.Autor

E BUJSHME/ “Tërbohet” presidenti i Juventusit, Alegri mund të shkarkohet përpara…

Delo.autor

Leave a Comment