Futboll Premier League Sport

Antonio Conte: Jam i lumtur që drejtoj Chelsea

Trajneri i Chelsea, Antonio Conte, refuzoi të zgjidhte prioritetin mes kualifikimit në Champions League ose fitores në Kupën e Anglisë, duke thënë se “blutë” synojnë t’i arrijnë të dyja objektivat. Kur mbetet edhe një ndeshje për t’u luajtur në Premier League, londinezët janë në vendin e pestë me dy pikë më pak se Liverpool i vendit të katërt, ndërsa më 19 maj ata do të luajnë kundër Manchester United në “FA Cup”.

“Në këtë moment po luajmë për të arritur të dy objektivet. Nuk është e lehtë, – tha Conte. – Situata, nuk është e lehtë, sidomos për arritjen e një vendit në Champions League, sepse nuk është në dorën tonë. Megjithatë do të synojmë me çdo kusht të marrim fitoren ndaj Newcastle dhe të shpresojmë. Kemi edhe dy ndeshje në këtë sezon dhe duam ta mbyllim edicionin në mënyrën më të mirë të mundshme.”

Conte këmbëngul se ai është i kënaqur me mënyrën si kanë shkuar gjërat sivjet, edhe pse ka shumë dilema për të ardhmen e tij në “Stamford Bridge.” “Unë mendoj se marrim pjesë në kampionatin më të vështirë të planetit, – tha 48-vjeçari. – Jam i lumtur që mund të garoj me ekipet më të forta. Jam shumë i lumtur për punën që kam bërë te Chelsea, në sezonin e kaluar dhe në këtë sezon. Që në fillim të sezonit është thënë se unë do të largohem. Kjo më ka zemëruar dhe ma ka vështirësuar punën, por ja ku jam, i lumtur dhe i kënaqur që drejtoj Chelsea.”

Related posts

CHELSEA-REAL MADRID/ Zidane me “armën sekrete” kundër “Bluve të Lodrës”, ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

“ËNDRRA IME ËSHTË TË…”/ Mbappe largon Real Madrid, shprehet zyrtarisht mbi dëshirën më të madhe

Delo.autor

Vendimi i jetës, goli më i bukur, ushqimi i preferuar…, rrëfehet Leo Messi

Sadik.Autor

Leave a Comment