Futboll Seria A Sport

Igli Tare flet për “yllin” e ekipit: Dua që ai të reflektojë

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka folur për mediat italiane lidhur me të ardhmen e sulmuesit të ekipit, Ciro Immobile i cili këtë sezon arriti të kapë majat duke u konsideruar ndër më të mirët në Serie A.

Tare ka komentuar fjalët e fundit për një largim të mundshëm të 28-vjeçarit nga skuadra italiane. Komenti i shqiptarit ka qenë i shkurtër. “Ciro ndodhet mirë në Romë, ne duam që ta mbajmë në ekip” Ky koment nga ana e drejtorit të Lazios ka lënë të kuptohet se italiani ka shfaqur dëshirën të largohet në merkaton e verës.

Skuadrat që kanë shfaqur interes për sulmuesin janë të shumta në numër. Skuadra që kërkon me çdo kusht shërbimet e 28-vjeçarit është Dortmund që ka shprehur gadishmërinë të plotësojë kushtet e lojtarit dhe sulmuesit për të arritur marrëveshjen.

Related posts

PËR HISTORINË DHE LAVDINË/ Ethet e finales PSG-Inter “pushtojnë” Evropën

F.autor

MË MODEST SE KURRË/ Shpërthen Messi: Te Barcelona nuk komandoj unë, por kur më pyesin…

F.autor

ÇFARË SPEKTAKLI/ Shënohet SUPERGOLI i parë në ndeshjen, Arabi – Brazil (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment