Futboll Kategoria Superiore Sport

SKËNDERBEU I RI/ Zbardhet takimi mes drejtuesve, Takaj do garanci financiare nga…

Skënderbeu i ri nisi të ndërtohet dhe të mërkurën zyrtarisht ekipi do të prezantohet ndaj trajnerit të ri, pasuesit të Ilir Dajës në stolin bardhekuq. Juljan Ahmataj do të jetë timonieri i ri i Skënderbeut dhe së bashku me të do të prezantohet stafi dhe lojtarët për të nisur më pas plotësimin e grupit që ka mbetur i cunguar pas largimeve të shumta. Gjithsesi, para se të bëhet kjo gjë, drejtuesit e klubit po bëjnë bilancin e aktivëve dhe pasivëve të këtij sezoni.

Presidenti – Për këtë arsye presidenti Ardjan Takaj ditën e djeshme ka udhëtuar drejt Korçës për të takuar drejtuesit e bashkisë në Juglindje të vendit në lidhje me financat e këtij sezoni që do të japin korçarët. Burime të sigurta për “Panorama Sport” bënë me dije se presidenti Ardjan Takaj ka udhëtuar drejt Korçës dhe ka pasur një takim me drejtuesit më të lartë të bashkisë në Juglindje.

Tema e diskutimit ka qenë ajo e financave që Bashkia e Korçës do të japë këtë sezon për Skënderbeun. Duke u nisur edhe nga situata e krijuar nga pandemia, Takaj ka kërkuar garanci nga bashkia për vijimin e projektit për të mbajtur Skënderbeun “gjallë” dhe konkurrues në Kategorinë Superiore.

Filo dhe Takaj

Duke u nisur nga fondi i vjetshëm që është dhënë për klubin, fillimisht 300 milionë (lekë të vjetër) dhe më pas me vendim të Këshillit Bashkiak edhe 140 milionë lekë (të vjetër) të tjera shtesë, Takaj ka kërkuar që edhe nëse Bashkia e Korçës nuk e ka mundësinë për të shtuar më shumë financimin për klubin, të mbajë në këtë nivel të ardhurat që arkëtohen pikërisht nga kjo anë për të bërë të mundur përballimin e shpenzimeve të sezonit. Buxheti – Me një kontribut të tillë financiar, Takaj është gati për të mbajtur ekipin në nivelet e premtuara pasi ka bërë me dije se i vetëm, pa ndihmën e bashkisë, gjërat do të vështirësoheshin së tepërmi.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se nga ana e bashkisë është dhënë mbështetje maksimale për ekipin në mënyrë që gjithçka të shkojë sipas planit që ka ngritur klubi. Në kushte të tilla, pas këtij takimi pritet që Takaj të rinisë ndërtimin e skuadrës. Tashmë pas largimeve të shumta, korçarët do të fillojnë për të menduar mbushjen e ekipit, dhe në kushte të tilla, merkatoja për Skënderbeun do të jetë e nxehtë dhe aktive edhe në hyrje.

Related posts

FUTBOLLI KROAT NË ZI/ Lojtari i kombëtares U-17 përplaset nga treni dhe ndërron jetë

Delo.autor

EUROPA LEAGUE MILAN/ Pjesa e parë nuk ka gola në Londër (VIDEO)

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një aksioni model nga “Blutë e Londrës”, Lukaku ndëshkon Zenit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment