Futboll Seria A Sport

Igli Tare shuan polemikat për Stefan De Vrij

Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare është i bindur dhe ka besim të plotë tek Stefan De Vrij, në ndeshjen e fundit që ekipi do të luajë ndaj Inter. 26-vjeçari paraprakisht ka arritur marrëveshjen e transferimit me klubin zikaltër për 3.8 milionë euro për katër vitet e ardhshme. Lazio dhe Inter po “luftojnë” për një vend në Champions League, ndaj transferimi i holandezit ishte një goditje për tifozët, të cilët dyshojnë tek aktivizimi i tij në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj gjigantëve milanezë. Mirëpo, Tare është i sigurt që De Vrij do të japë maksimumin për kryeqytetasit, pa u ndikuar nga kalimi në “San Siro”. Madje ai shton se Stefan do të jetë pa asnjë dyshim në të dy ndeshjet që Lazio do të luajë ndaj Crutone dhe Inter.

“De Vrij do të luajë deri në ndeshjen e fundit. Ne kemi besim tek ai”- ka thënë 44-vjeçari.

Ndërkohë ka dhënë edhe një tjetër lajm të mirë, për rikthimin e Ciro Immobile. Sulmuesi i bardhekaltërve do të jetë në gatishmëri të trajnerit Simone Inzagji për sfidën e fundit të Serie A ndaj djemve të Luciano Spalletit.

Inter luan ditën e nesërme ndaj Sassuolos në shtëpi ndërsa udhëton për javën e fundit të kampionatit në Romë, ku do të përballet me Lazion me 20 maj.

Related posts

Nga Lindja në Perëndim, e gjithë bota sytë nga derbi i Milanos

Sadik.Autor

GUARDIOLA ÇMEND RIVALËT/ Ja si spanjolli shmang gjobën 20 mijë paund në çdo ndeshje

Isa.Autor

DEKLARATA PAS HUMBJES NDAJ JUVENTUSIT/ Gattuso: Humbja erdhi nga dy gabime, kemi…

Delo.autor

Leave a Comment