Futboll Sport

Milionerët në MLS: Giovinco është mbreti, edhe Gashi më shumë se Ibra

Në MLS pagat bëhen publike dhe nëse i bën një kontroll listës me pagesat që bëjnë klubet për futbollistë të ndryshëm, lojtari më i paguar në elitën e futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është Sebastian Giovinco. Sulmuesi italian i Toronto, së bashku me bonuset paguhet rreth 7.1 milionë dollarë, duke lënë pas vetes Michael Bradley, shokun e tij të skuadrës. Në podium është edhe meksikani Carlos Vela, që merr goxha bonuse.

Pagën bazë më të lartë e Bastian Schweinsteiger, mesfushori gjerman i Chicago Fire, por nuk ka të përfshirë asnjë bonus, sigurisht ndikuar edhe nga mosha. Në listën e 10 lojtarëve më të paguar janë edhe emra si Giovani dos Santos dhe David Villa, që në të shkuarën kanë qenë pjesë e Barcelonës. Në këtë listë është edhe një portier, Tim Hoëard, shok skuadre me Shkëlzen Gashi te Colorado Rapids. Sulmuesi shqiptar gjithashtu ka një pagë të mirë, madje më të lartë se Zlatan Ibrahimovic. Gashi renditet i 20-ti, pesë pozicione më lart se suedezi, i cili përfiton vetëm 1.5 milionë dollarë në sezon, pa asnjë bonus.

RenditjaLojtariKlubiPaga me bonuse
1Sebastian GiovincoToronto FC$7,115,555.67
2Michael BradleyToronto FC$6,500,000.00
3Carlos VelaLAFC$6,292,500.00
4Bastian SchweinsteigerChicago Fire$6,100,000.08
5Giovani dos SantosLA Galaxy$6,000,000.00
6David VillaNew York City FC$5,610,000.00
7Jozy AltidoreToronto FC$5,000,000.00
8Ignacio  PiattiMontreal Impact$4,713,333.37
9Tim HowardColorado Rapids$2,475,000.00
10Diego ValeriPortland Timbers$2,380,000.00
20Shkëlzen GashiColorado Rapids$1,668,750.00
25Zlatan IbrahimovicLA Galaxy$1,500,000.00

Related posts

CONTE GATI TË RIKTHEHET NË STOL/ Klubi i Premier Legue i bën ofertë zyrtare ish-trajnerit të Interit

Delo.autor

BARCELONA NË KOLAPS/ “Bomba” e ekonomistit: S’ka para për puntorët

Delo.autor

Jurgen Klopp gjen pikën e dobët të Realit në…

Sadik.Autor

Leave a Comment