Futboll Sport

Imami përshëndetet me Kukësin, ka edhe një mesazh falënderues

Eni Imami është largimi i parë i konfirmuar nga Kukësi. Futbollisti kryeqytetas, përmes një statusi në Facebook, ka pasur falënderime për të gjithë, te verilindorët, por ka harruar vetëm trajnerin Pacult, me të cilin ka pasur edhe përplasjet që e kanë dërguar në marrjen e këtij vendimi:

“Do të doja që dita kur do të përshëndetesha me klubin dhe tifozët e Kukësit të ishte sa më larg e mundshme, por ndonjëherë gjërat bëhen të paparashikueshme. Në 3 sezone fitova çdo gjë në Superligën Shqiptare dhe ndihem krenar për këto arritje, por kjo do të ishte e pamundur pa shokët e mi të skuadrës dhe stafet teknike, presidentin dhe mbi të gjithë tifozët, që gjej rastin t’i falënderoj për mbështetjen, kurajon dhe kritikat për mirë, që më kanë dhënë këto 3 vite! Ju falemnderit edhe njëherë, suksese në vazhdim!”

Related posts

PSG “pazar” në Seria A/ Gati ofertat për dy “yjet”e gjigantëve italian

Sadik.Autor

Eliminimi nga Champions-i shkakton “eksod” te PSG-ja, në verë largohen 8 futbollistë

Q.Autor

Drejtori sportiv Stoica e zbulon: Ja cilësitë që na bindën te Qaka!

Sadik.Autor

Leave a Comment