Futboll Seria A Sport

Nis derbi i Milanos për sulmuesin e holandez që po shkëlqen në futbollin francez

Një nga katër milionë ndjekësit e Memphis Depay në “Instagram” i ka sugjeruar: “Eja në Milano”. Nuk është specifikuar nëse te Milan apo te Inter, por faktikisht ekziston një derbi mes dy ekipeve të luajnë në “San Siro”, për të marrë sulmuesi holandez. Depay ka një kontratë deri në vitin 2021 me Lyon dhe në sezonin e kaluar kanë shënuar 22 gola në 51 ndeshje

Emri i tij është përfshirë në listën e drejtori sportiv të Inter, Piero Ausilio, krahas Domenico Berardi, Matteo Politano dhe Simone Verdi. Lyon ka pretendime të mëdha financiare, por nëse Depay kërkon largimin, atëherë klubi francez mund të pajtohet me 30 milionë euro, ndërsa paga e tij është 4.2 milionë euro në sezon. Ish-lojtari i United mund të jetë zëvendësuesi ideal i Persic dhe Candreva, në pritje të rritjes të Karamoah, me Champions League në mes.

Megjithatë, Depay është një ëndërr e vjetër e Milan. Kuqezinjtë e kanë ndjekur gjatë gjithë sezonit dhe kanë pasur disa herë kontakte me të. Teorikisht, ai është objektivi kryesor i skuadrës së Gattuso, por Milan nuk mund të bëj asnjë lëvizje para se të marrë përgjigjen e UEFA-s për “fair play financiar”. Gjithsesi, derbi i Milanos për Depay ka filluar.

Related posts

Jo vetëm SADIKU dhe BARDHI/ Një tjetër TALENT SHQIPTAR po SHKËLQEN te Levante

Isa.Autor

E BUJSHME NGA KROACIA/ Lokomotiva e Zagrebit e “dashuruar” pas shqiptarëve, tani do Kallakun!

Delo.autor

“Prishet” gara që tani, dy klube të Superiores në shtegtim?

Isa.Autor

Leave a Comment