Futboll La Liga Sport

Iniesta: Dua një sfidë tjetër dhe do të rikthehem si drejtues te Barcelona

Andrés Iniesta feston ditëlindjen e tij të 34-t ditën e sotme dhe gazetat sportive në Barcelonë i kushtojnë atij kopertinën. Mesfushori tashmë ka filluar të shkruajë kujtimet e tij te Barça. Në intervistën e dhënë për “Mundo Deportivo”, ai thekson rëndësinë e trajnerit Van Gaal në karrierën e tij, ndërsa në deklaratën për “Sport” nuk e qartëson të ardhmen e tij, plot me oferta nga Kina, Japonia dhe Australia.

672 ndeshje që do të jenë 674, 32 tituj, 9 La Liga, 4 Champions, 6 Kupa Mbreti…, rekordi i Barcelonës në të gjithë titujt. A keni një “gjemb” të mbërthyer thellë, brenda?
Jo. Parisi? (qesh). Le të shohim, gjembat mbeten kur humbasin, por në futboll nuk mund të fitosh gjithmonë. Nëse nuk ndodhte kështu, futbolli nuk do të ekzistonte. Humbjet dhe zhgënjimet janë të pranishme, por fitoret i dominojnë ato, në rastin tim. Nuk ka ekipe të pamposhtur. Duhet të jeni të përgatitur që, kur të humbni, të ruani optimizmin se nuk do të ndodhë kurrë më.

Largimi me një dopietë sezonale, a ishte e paimagjinueshme në gushtin e kaluar?
Jo. Ne e filluam sezonin në një mënyrë të tmerrshme, por gjithçka ishte përpara. Kemi kryesuar La Liga-n gjatë gjithë sezonit, kemi dështuar disi në Ligën e Kampionëve, por kemi qenë në gjendje të bëjmë një tjetër sezon historik.

Keni oferta nga kudo: Kina, Japonia, Australia, Shtetet e Bashkuara, Katari… A keni vendosur?
Kam vendosur vendin, në mungesë të detajeve. Të gjithë skenarët, jashtë Europës, janë të mundshëm edhe tani, edhe më parë. Pak javë më parë ju thatë se kisha nënshkruar për një ekip kinez, pastaj një tjetër. Ka shumë opsione dhe në këtë javë e gjysmë do të përfundoj marrjen e vendimit, sepse kështu është më e mira.

 Çfarë projekti sportiv dhe personeli doni të keni jashtë vendit?
Një projekt ku ndjehem rehat dhe mund të përpiqem të përcjell atë që kam mësuar për kaq gjatë në Spanjë, duke u përpjekur të rrethohem me njerëz që besojnë tek unë. Në një nivel personal synoj atë që kam këtu, në nivelin e marketingut, imazhit dhe lojës.

A ka ndonjë afat për t’u kthyer te Barça?
Le të shohim se si shkon çdo gjë. Është një vendim i vështirë, sepse nuk është e lehtë të largohesh nga këtu. Është një sfidë, një përvojë e re në nivel personal dhe familjar. Do të bëj dy udhëtime shumë të rëndësishme: nga Fuentealbilla në Barcelonë dhe nga Barcelona për aty ku do të shkoj. Do të jenë gjëra të reja në nivel personal dhe familjar, që do të na pasurojnë shumë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në vitet e ardhshme. Shpresoj që të mund të kthehem këtu dhe të transmetoj atë që kam mësuar dhe mendoj se është pozitive për këtë klub, akademinë dhe ekipin e parë.

Ish-shokët tuaj të skuadrës, Valdes dhe Xavi, tashmë po studiojnë në kursin e trajnerit. A e shihni veten duke u marrë me profesionistë, apo më shumë me fëmijët në trajnim?
Unë nuk e di këtë gjë tani për tani. Ajo që mendoj se do të ndodhë është të marr licensën e trajnerit dhe në fund, si në çdo gjë, e fillon pak nga pak. Unë do të përpiqem t’i bëj gjërat në mënyrën më të plotë dhe të punoj ku ndihem më rehat. 

Botërori i katërt dhe i fundit për ju vjen me aspiratat më të larta. Çfarë do të bësh, nëse fiton një tjetër titull në Rusi? Ndonjë premtim? Ndoshta, tatuazhi i parë?
Ne duhet t’i bëjmë gjërat shumë mirë. Në futboll duhet të kesh edhe fatin me vete, për të ecur përpara, por duhet të konkurrojmë e të presin verdiktin e Botërorit të Rusisë.

Cilët janë rivalët për titullin e këtij Botërori në letër?
Ata të zakonshmit, por për ne janë ato të grupit. Ne kemi përvojën e Kupës së Botës së fundit dhe kampionatit të fundit europian, ndaj duhet të përgatitemi me qetësi.

Nëse ju nuk e fitoni atë, kush tjetër?
Kur nuk fiton, pothuajse nuk të intereson kush e fiton atë. Ne do të mendojmë se do të fitojmë dhe nuk do të mendojmë asgjë tjetër.

Related posts

REAL MADRID-BILBAO/ Startojnë Vinicius Jr. dhe Rodrygo në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Milanit i ofrohet ylli i La Ligas, “Kuqezinjtë” e refuzojnë

Delo.autor

Merr fund dominimi i Olimpiakosit, AEK-u shpallet kampion i Greqisë

Sadik.Autor

Leave a Comment