Futboll Sport

REJA MERR LAJMIN E KEQ/ Dëmtohen në stërvitje tre lojtarë të Kombëtares, ja emrat

Edi Reja ka marrë lajm të keq para në prag të sfidës së 8 qershorit kundër Islandës e vlefshme për eliminatoret në Euro 2020.

Kombëtarja shqiptare këtë të mërkurë zhvilloi seancën e radhës stërvitore, teksa gjatë pasdites 3 lojtarë kanë shfaqur probleme fizike.

Bëhet fjalë për Naser Alijin, i cili gjatë pasdites ka kryer disa ushtrime fizike të lehta veçuar nga pjesa tjetër e grupit.

Për t’u  vlerësuar më me kujdes  mbetet edhe gjendja e Ledjan Memushaj i cili gjithashtu është stërvitur i diferencuar duke bërë disa vrapime të lehta rreth fushës, ndërsa stafi mjekësor do të japë edhe një përgjigje përfundimtare nëse Memushaj mund të vazhdojë përgatitjet apo do të braktisë grumbullimin.

Egzon Binaku një tjetër lojtar në listën e trajnerit Reja mund të mos i bashkohet ekipit. Mbrojtësi i Norrkoping ka pësuar një dëmtim në pjesën e gjurit dhe një përgjigje përfundimtare do të mund të jepet vetëm pak testeve mjekësore më të detajuara që do të kryejë lojtari.

Related posts

E BUJSHME/ Ish-futbollisti i Barcelonës gati të marrë drejtimin e ekipit ku aktivizohet mbrojtësi i Kombëtares

Delo.autor

“Goal Economy”/ Do të jetë Championsi më elitar dhe i pasur i të gjitha kohërave

Isa.Autor

PËRBALLJA ME ANGLINË/ Modriç: Ishullorët duan hakmarrje, as që e mendoj tërheqjen

Delo.autor

Leave a Comment