Futboll Sport

Inter bën gati ofertën për mesfushorin e Cagliari, Ausilio takon menaxherin e tij…

Inter e ka seriozisht për Nicolo Barella. Mesfushori i Cagliari, një nga zbulimet e këtij sezoni për ishullorët, është kthyer në objektivin kryesor për Piero Ausilio, që e ka vënë prej kohësh në shënjestër. Në Milano ka pasur një takim mes menaxherit të futbollistit dhe “shefit” të merkatos së Inter, për të diskutuar mundësinë e transferimit.

Për të plotësuar kërkesat financiare të Cagliari, Inter do të përpiqet të fusë edhe disa futbollistë të rinj që mund të shkojnë në Sardenjë për të bërë hapat e parë të karrierës profesionist pasi kanë shkëlqyer me U-19.

34 ndeshje dhe 6 gola është bilanci i këtij sezoni të parë si titullar për mesfushorin e lindur në vitin 1997. Këto paraqitje kanë tërhequr interesin e disa klubeve në Itali dhe jo vetëm, pavarësisht kartonëve të shumtë të verdhë.

Gjithsesi, për të marrë shërbimet e Barella, Inter është në “pole postition”, sidomos pas takimit zyrtar me menaxherit të tij Beltrami dhe Ausilio në një hotel të Milanos.

Cagliari kërkon 30 milionë euro dhe ky çmim mund të zbresë me futjen në transferim të disa futbollistëve të Inter U-19.

Related posts

Formacionet zyrtare/ Real e nis pa Bale dhe Vasquez, Bentancur zëvendëson Pjaniç te Juventusi

Sadik.Autor

Lewandowski shpallet bindshëm golashënuesi më i mirë në Bundesligë

Sadik.Autor

VLEJNË MBI 100 MILIONË EURO/ Real Madrid piketon dy talente të së ardhmes, shkëlqyen edhe në Botëror

F.autor

Leave a Comment